Nestoroviq: Përvoja e Lajçakut e kualifikon atë për të qenë sekretar i ri i përgjithshëm i OSBE
Zëvendësdrejtori i organizatës joqeveritare “Community Building Mitrovica” Nemanja Nestoroviq thotë për Kosovo online se gjasat që Miroslav Lajçak të zgjidhet Sekretar i ri i Përgjithshëm i OSBE janë të mëdha, duke pasur parasysh se ai ka përvojë shumëvjeçare në punë diplomatike në Ballkani Perëndimor.
“Për më tepër, në vitin 2019 ka mbajtur një nga pozitat drejtuese në OSBE. Përvoja e tij në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi, e bën atë një kandidat të kualifikuar dhe roli i tij si i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një shtesë në kualifikimet e tij për postin e Sekretarit të Përgjthshëm të OSBE”, thotë Nestoroviq.
Ai thekson se nuk duhet harruar se të 57 vendet anëtare të OSBE duhet të bien dakord për një kandidat për sekretar të përgjithshëm të kësaj organizate dhe secila prej tyre ka interesin e vet personal.
“Ndër të tjera janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Rusia do ta mbështesë de fakto kandidaturën e tij, po ashtu edhe Serbia sepse Lajçak vjen nga Sllovakia, e cila nuk e njohu pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, disa vende të tjera brenda OSBE mund të jenë kundër pikërisht për shkak të atij qëndrimi jo uniform për Kosovën”, vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Nëse do të arrihej një marrëveshje për zgjedhjen e një diplomati sllovak, atëherë, siç thekson ai, do të hapej çështja e pasuesit të Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Përzgjedhja dhe emërimi i tij mund të çojë në një moment të ri politik në dialog që de fakto është i vdekur. Megjithatë, e gjithë kjo kërkon kohë shtesë dhe nuk ka dialog apo përparim. Nga ana tjetër, zgjedhja e një të dërguari të ri të BE-së për dialog do ta zgjaste edhe më shumë mungesën e dialogut, pra këtë status quo apo status të dialogut të vdekur nëse mund ta quajmë kështu”, thotë Nestoroviq.
Në periudhën paraprake janë përmendur disa personalitete si pasardhës të mundshëm të gjermanes Helga Schmid në pozitën e sekretares së përgjithshme të OSBE dhe sipas disa mediave në qarqet diplomatike është edhe emri i Miroslav Lajçakut, i cili pretendohet se e dëshiron këtë post.
0 komentet