KUSH është-Igli Hasani: Diplomati me përvojë që dëshiron t’a shikojë Kosovën në OSBE

Iglji Hasani
Burim: Ministarstvo Evrope i spoljnih poslova Albanije

Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, i cili duket se ka mjaft gjasa për t’u zgjedhur për sekretar të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), ka përvojë të madhe në punën e kësaj organizate në të cilën do të dëshironte të anëtarësohej dhe Kosova.

Hasani në funksionin e shefit të diplomacisë shqiptare ka ushtruar detyrën e tij në OSBE ndaj kjo organizatë është e njohur për të. Prej tetorit të 2021 deri në kalimin tek qeveria shqiptare, ka qenë koordinator i OSBE për punët ekologjike dhe ekonomike.

Ky ka qenë dhe pozicioni më i lartë që ka mbajtur një shqiptar në historinë e OSBE.

Para kësaj, prej vitit 2018 ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Shqipërisë pranë organizmave ndërkombëtare në Vjenë sikurse dhe në OSBE.

Gjatë mandatit të tij si ambasador, Shipëria kryesoi OSBE përgjatë vitit 2020. Kështu që Hasani ishte jo vetëm ambasador i vendit që përfaqësonte, por prej 2019 deri më 2021 dhe anëtar i Trojkës së OSBE të cilën e përbëjnë kryesuesit e mëhershëm dhe aktualë.

Në vitin e vështirë të pandemisë së kovid 19, Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama si bashkëpresident në këtë organizatë dhe ambasador Hasani në Vjenë si dhe Këshilli i Përhershëm Drejtues i OSBE, duhej të përshtatej me situatën e re. Atëherë OSBE punoi vazhdimisht në format virtual.

Dhe pavarësisht kësaj, diplomati shqiptar tregoi përfshirje dhe në Samitin e parë Ministerial që u mbajt në Tiranë nën kushtet e pandemisë dhe pothuajse në formatin virtual dhe pa mundësi negociatash individuale, kryesimi shqiptar arriti të sigurojë konsensus për miratimin e 11 vendimeve të çdo dimensioni të punës së organizatës, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekologjike-ekonomike dhe të drejtave të njeriut.

Hasani është mbështetës i hapur për pranimin e Kosovës në OSBE e kështu gjatë veprimeve ambasadoriale disa herë ka avokuar që Prishtina të bëhet anëtare e asaj organizate ndërkombëtare.

Dhe në samitin e fundit ministror në Shkup, theksoi qartë se Kosova e ka vendin në OSBE.

"Duhet që të gjithë të kuptojmë se Europa dhe Ballkani Perëndimor janë të sigurt kur Kosova është e sigurt. Ndaj është me rëndësi që edhe Kosova të vijë dhe të ulet në këtë tryezë", tha Hasani duke lobuar edhe një herë për anëtarësimin e Kosovës në OSBE.

Në këtë plan tani nuk ka sukses, mbi të gjitha falë mënyrës se si merren vendimet në atë organizatë-me konsensus, i cili tashmë mungon.

Para karrierës diplomatike, Hasani ka punuar në funksione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, ku ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm, ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm për politikat e mbrojtjes, si dhe drejtor për NATO, BE dhe punët e jashtme.