Nikoliq: Kurti është në pozitë të mirë, nuk do të ndryshojë politikë nëse fiton edhe një mandat

Nikolić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i OJQ-së "Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë" (CSD) Ivan Nikoliq beson se partia qeverisëse Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është në pozitë shumë të mirë dhe se nëse ai fiton edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme. Kurti nuk do të ndryshojë politikën e tij, sidomos ndaj serbëve në Kosovë.

Nikoliq thekson se sipas mendimit të Vetëvendosjes së Kurtit dhe votuesve të tij, ai “po fiton radhazi”, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimin e tij ndaj komunitetit serb në Kosovë.

“Duke pasur parasysh konstelacionin aktual të forcave dhe situatën politike në Kosovë, veçanërisht kur bëhet fjalë për opozitën, mendoj se Kurtit i shkon për shtati që zgjedhjet të ndodhin sa më shpejt, sepse ai është në një pozitë jashtëzakonisht të mirë. Nga këndvështrimi i tij, dhe nga perspektiva e votuesve të tij ai fiton, e sidomos kur është fjala për momentin e tij nacionalist ndaj komunitetit serb, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh në veri dhe gjithçka tjetër”, tha Nikoliq.

Nikoliqi nuk pret se do të ketë ndryshime të mëdha nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet dhe se për votuesit e tij më e rëndësishme është “përleshja” me serbët dhe Serbinë sesa fakti që ai nuk i ka përmbushur shumë premtime gjatë kohës së mandatit të tij katër vjeçar.

“Njerëzit që merren me vlerësime besojnë se Vetëvendosja do të pozicionohet mirë dhe do të marrë pushtetin dhe do të përdorin të njëjtën politikë, sepse “skuadra fituese nuk duhet të ndryshojë”, dhe po ashtu është treguar se votuesit e tyre duket se preferojnë këtë. Për shembull, ata nuk do të mund të importojnë mallra nga Serbia, por korrupsioni është ende në nivel të lartë”, tha Nikoliq.

Ai as që beson se partitë opozitare do të bashkohen kundër Kurtit. Sipas tij, edhe pas zgjedhjeve gjithçka do të mbetet si më parë.

Ai beson se Kurti nuk do të ndryshojë retorikën e tij në fushatën zgjedhore.

“Jam i bindur se retorika e tij do të mbetet e njëjtë, as disa njerëz seriozë nga bashkësia ndërkombëtare nuk mund të ndikojnë në këtë, dhe sigurisht jo opozita. Opozita mund ta përdorë kundër Kurtit për të thënë se për shkak të tij marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë lëkundër, por në fund ai nuk pëson asnjë pasojë dhe kjo nuk do të jetë një argument i fortë kundër tij”, përfundoi Nikoliq.