Çfarë do t'i sjellin Kosovës zgjedhjet e ardhshme?
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i shuajti të gjitha shpresat opozitës për zgjedhje të parakohshme. Data e atyre të radhës është vitin që vjen. Detajet do të bëhen të ditura pas konsultimeve me të gjitha partitë politike të cilat do të nisin të mërkurën më 31 korrik. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn besojnë se pas këtij vendimi fshihet synimi i liderit të Vetvendosjes Albin Kurti që pa shumë problem të fitojë mandatin e ri kryeministror apo të shtyjë sa më shumë që të jetë e mundur detyrimet që rjedhin nga dialogu, përfshirë dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq
Osmani në letrën që u përcolli para disa ditësh liderëve të partive, vë në dukje se në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e radhës duhet të mbahen në periudhën prej 26 januarit deri më 16 shkurt të vitit që vjen.
"Në lidhje me këtë, në bazë të kompetencave të mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, ju ftoj në takimin konultativ të 31 korrikut", bëhet e ditur në letrën e Osmanit.
Nga Komisioni Qëndror Zgjedhor u informua me shpejtësi se po intensifikohen përgatitjet për zgjedhje, por nuk dihet data e saktë.
"Jemi të vetdijshëm që ky është vit zgjedhor, KQZ prej fillimit të këtij viti punën e vet e ka përqëndruar në përgatitjen e shumë çështjeve që lidhen me detyrimet ligjore të Komisionit. Pjesë e kësaj është dhe vendosja e softuerit, zhvillimi i të cilit është në vazhdim ku u mundësua me mbështetjen e OSBE. Me këtë softuer do të dixhitalizohen shumë operacione zgjedhore” ka thënë zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi.
E reja është se në dallim nga zgjedhjet e fundit, në ato të ardhshmet sipas ligjit të ri të zgjedhjeve të përgjithshme, zgjedhësi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një opsioni politik.
Opozita kishte besim se këto risi do të provoheshin këtë vit.
Megjithatë ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla para disa ditësh tha se prej “verës dhe vjeshtës së nxehtë” të këtij viti nuk do të ketë asgjë.
“Nuk ka zgjedhje as në shtator dhe do të mbahen në kohën e vet, pra në shkurt të vitit të vjen. Vjeshta politikisht do të jetë pak e nxehtë sesa vera, pasi do të tregojmë pak më shumë sesa kemi bërë deri më tani, e para, arritjet tona, e dyta vizioni ynë dhe e treta se duhet të përgatitemi për zgjedhje“, ka thënë Gërvalla.
Sipas projeksioneve, Vetvendosja ka shumicën, megjithatë çështja është se kush dhe me cilin duhet dhe mundet pavarësisht nga relativiteti i pragut të censit. A do t'i prishin koalicionet disa konflikte të dukshme nga ky mandat apo do të kapërcehen për hir të "qëllimit të lartë"?
Kush është me Kurtin?
Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës dhe ish shefi i Komisionit Qëndror Zgjedhor Mazllëm Baraliu, thotë në bisedë për Kosovo Onlajn, se të gjitha sondazhet tregojnë se në zgjedhjet e ardhshme Vetëvendosja mund të fitojë mes 46 dhe 49% të votave, por vështirë të pritet që të mund të formojë koalicion të gjerë, përveçse me partinë Guxo të Vjosa Osmanit.
“Vetëvendosja nuk ka me kë të bashkëpunojë. Asnjë parti nuk do koalicion me ta dhe nëse e bëjnë, atëherë kjo nuk do të jetë qeveri unike që do të vepronte me vendosmëri. Nuk e shikoj këtë mundësi. Kushdo që të vijë, do të jetë e vështirë për të formuar qeveri, do të ketë probleme, do të ketë spekulime. Por sigurisht që do të ketë dhe probleme në kuptimin e efikasitetit, sepse koha e ka treguar dhe praktika e ka treguar se përbërja e deritashme e këtyre qeverive nuk është e mjaftueshme, në fakt kanë treguar rezultate minimale” beson Baraliu.
Sipas fjalëve të tij, më reale është të pritet që Guxo të vijojë bashkëpunimin me Vetëvendosjen.
“Mendoj se nuk ka rrugëdalje tjetër, nëse dëshirojnë të mbijetojnë. Sipas të gjitha sondazheve dhe testeve që janë bërë, Vetëvendosja me siguri mund të marrë mes 46-49% të votave dhe atë pa diasporën.
Nëse lista Guxo shkon e vetme, sipas bindjes sime të thellë, nuk do të mundet”, beson Baraliu.
Ky i fundit shton se problemi kyç për shumicën e partive të vogla, përfshirë edhe Guxo në pushtet, do të jetë pragu i lartë që është 5%.
Shkaqet kryesore për Guxo gjenden në infrastrukturën e keqe partiake.
“Në lidhje me atë se si janë sjellë deri më tani, duket se nuk i kanë kushtuar vëmendje të mjaftueshme punës në terren, por janë marrë më shumë me punët dhe detyrat e përditshme. Nuk mund të arrijë asgjë vetëm por me Vetëvendosjen sigurisht që mundet”, konkludon Baraliu.
“Synimi sipëror”
Ish-ambasadorja pranë OSBE, Branka Llatinoviq, thotë se prej fillimit ishte pak e besueshme që partia qeverisëse e Albin Kurtit të ndërpriste mandatin qeverisës në vitin e fundit me zgjedhje të parakohshme, por pavarësisht se kush fiton-çdo parti do të vijojë të insistojë në përmbushjen e "synimit sipëror".
“Ai synimi sipëror dihet se çfarë është-rrumbullakosja e asaj pavarësie në mbarë territorin e Kosovës. Tani aty është çështja themelore se çfarë duhet të jetë nën kompetencën e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Aty nuk diskutohet nëse kjo duhet të formohet apo jo, duhet të formohet, por e gjithë kjo vonesë në fakt ka të bëjë me kompetencën dhe mandatin e asaj që duhet të ketë BKS”, thekson Llatinoviq për Kosovo onlajn.
Kjo diplomate me përvojë spegon se zgjedhjet e parakohshme përherë mbahen me justifikimin: nëse partia në pushtet humb shumicën parlamentare apo nëse ka arsye të brendshme ose destabilitet.
Kujton se në praktikën europiane, së fundmi kështu ndodhi me Francën dhe Spanjën pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Europian, partia e presidentit Emanuel Makron apo zgjedhjet lokale të Partisë Socialiste të Spanjës.
“Ata e konsideruan të nevojshme të testonin legjitimitetin e tyre, shumicën e tyre. Duket se ajo arsye për tani nuk ka në Kosovë e Metohi dhe se ata kanë arsye që t'i përmbahen atij afati të rregullt për mbajtjen e zgjedhjeve. Dhe me shumë gjasa aty ka edhe arsye të tjera, duke pasur parasysh se e gjithë kjo po zhvillohet në nivel negociator, në këtë moment është më shumë, le të themi, në anën e vetë Kurtit, duke pasur parasysh se ai me shumë mjeshtëri i shmanget formimit të Bashkësisë së Komuneve Sërbe”, beson Llatinoviq.
Kjo e fundit supozon se tema e dialogut dhe formimit të BKS nga autoritetet në Prishtinë do t'i lihet administratës së re europiane, pra negociatorit të ri që do pasojë në janar Mirosllav Llajçakun.
“Dhe tashmë dimë se kush do të jetë përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë”, konkludon Llatonoviq, duke aluduar tek zgjedhja e kryeministres së Estonisë Kaja Kallas.
Kalkulimet parazgjedhore
Ndërkaq, studiuesi i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Bllazhiq, thotë se kryeministri Albin Kurti prej nisjes ka kalkuluar datën e zgjedhjeve për të “fituar kohë” dhe shtyrë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
“Nëse e shikojmë, prej fillimit të këtij viti Kurti ka u zotua për mbajtjen e zgjedhjeve, pikërisht për shkak të zgjedhjeve për institucionet e BE, zgjedhjeve të ardhshme amerikane…Në këtë moment, në ato rrethana gjeopolitike, ai ka besuar se për të zgjedhjet i përshtateshin deri diku. Por patëm problemin e çunifikimit të opozitës. Disa donin të votëbesohej qeveria, ndërsa të tjerë pranuan shpërndarjen e Kuvendit, që ishte propozim i vetë Albin Kurtit. Aty nuk shkoi deri në akord të përbashkët, nuk mblodhën 80 votat e nevojshme në parlament që të votbesohej qeveria dhe pastaj kemi largimin e vetë Kurtit dhe partisë së tij Vetëvendosje nga ajo ideja për të dalë në zgjedhje të parakohshme. Unë para gjithçkaje e shikoj tek presionet e Bashkimit Europian dhe SHBA për të hyrë në procesin e formimit të BKS”, thotë Blazhiq në bisedë për Kosovo onlajn.
Ky i fundit shton se Kurti u tërhoq nga zgjedhjet e parakohshme jo vetëm për shkak të ndryshimeve në skenën gjeopolitike, por edhe për faktin se ka përjetuar dështim për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe presionit të ekspozuar të perëndimit për të formuar BKS.
“Albin Kurti thjesht dëshiron të blejë kohë shtesë që të mos hyjë në procesin e formimit të BKS apo që përfitimet e SHBA për Kosovën të skadojnë deri në nëntor”, thotë Bllazhiq.
I pyetur se sa do të ndikonin ndryshimet në krye të SHBA në ndryshimin e politikës ndaj Kosovës, ky hulumtues thotë se pikërisht për këtë ka frikë Kurti.
“Të kujtojmë se Albin Kurti u bëri thirrje direkt votuesve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 që të votonin Xho Bajden. Nuk besoj se Tramp dhe ekipi i tij do t’a harrojnë lehtë këtë”, precizon Bllazhiq.
Duke komentuar rezultatet e mundshme të zgjedhjeve, Bllazhiq kujton se Vetëvendosja e Albin Kurtit ka mbështetjen më të madhe të zgjedhësve dhe se në mandatin e ri ai do të vijojë me të njëjtën politikë-pengimin e dialogut.
“Ai me këmbëngulje ndërmerr lëvizje të njëanshme në dëm të sërbëve në krahinën tonë jugore, me dëshirën për të arritur synimin e vet, Kosovë etnikisht të pastër. Dhe ai të gjithë këtë do t’a bëjë për të stopuar procesin e negociatave. Rreth kësaj flet qartë fakti që prej më shumë se 11 vitesh e shmangin dhe ai sigurisht në tre-katër vitet e fundit shmang formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Dhe përmend se, ai thjesht këtë shtyrje të zgjedhjeve në kuadër të rrethanave gjeopolitike, po përpiqet të përdorë atë hapësirë vakumi për ekstremizëm të mëtejshëm të situatës dhe të shmangë formimin e BKS, çka flet qartë se dialog me të nuk ka“, thotë Bllazhiq.
Ky i fundit beson se Perëndimi në një moment do të kërkojë bashkëbisedues më kooperues sesa Kurti.
“Amerika dhe Bashkimi Europian do të duhet të kërkojnë ndonjë që dëshiron të bashkëpunojë. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve duhet të vazhdojë më tej nëse nuk hyhet drejt formimit të BKS. Albin Kurti këtë e shmang me këmbëngulje dhe mendoj se bashkimi i tyre për hir të një qëllimi më të lartë do të jetë në test serioz. Do t’i testojë mbi të gjitha Perëndimi politik me dëshirën e tij për të gjetur bashkëbisedues konstruktivë në krahinën tonë jugore. Thjesht, duhet të hyhet në procesin e formimit të BKS dhe me Albin Kurtin kjo nuk është e mundur. Mendoj se ka pak shanse që të qëndrojnë unik në politikën që do t'i izolojë”, beson Bllazhiq.
Ky i fundit spegon se të tillë unitet do t’a shembë pikërisht Perëndimi.
“Procesi në një moment duhet të vijojë më tej. Kjo tashmë është e padurueshme. Kjo situatë për Sërbinë në hapësirën e Kosovës e Metohisë është e patolerueshme. Nëse Albin Kurti vijon të ndërmarrë këtë politikë, kam frikë se do të pasohet me eskalim gjithnjë e më të madh”, konkludon Bllazhiq.
0 komentet