Nikoliq: Terrori i Kurtit nuk mund të thyejë rezistencën sërbe
Kryetarja e Këshillit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Danijela Nikoliq, është shprehur për thirrjen për t’u pyetur anëtarët dhe kryetarin e Listës Sërbe, se nga dita në ditë “terrori i Albin Kurtit, po merr përmasa gjithnjë e në rritje të të dëshpëruarit që nuk përçmon më asgjë me qëllim që të fitojë pëlqimin e popullit të vet në rrëzimin total të politikës që me të vërtetë dhe nuk ka”.
Marrja në pyetje e kryetarit të Listës Sërbe Zllatan Elek, e planifikuar për nesër, është shtyrë për një kohë të pacaktuar, si pasojë e gjendjes shëndetësore të avokatit të tij, por që vetë Ellek ishte i gatshëm që t’i përgjigjet vet kësaj thirrjeje.
Pikërisht vendimi i Ellek që t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë, thekson Nikoliq, është akoma më shumë formë e rezistencës së sërbëve dhe mbështetje për të gjithë sërbët e pafajshëm që akuzohen, shumë prej të cilëve janë të burgosur.
Ajo u shpreh dhe se terrori i Kurtit ku sikurse tha “komuniteti ndërkombëtar dhe misioni i BE 'ligjin' në Kosovë e injorojnë” nuk mund t’a thyejnë rezistencën sërbe.
Ajo shtoi se Ellek është qytetar dhe mjek i shquar, pa njollë në jetën private e profesionale ku është i njohur për humanizëm dhe në përputhje me orjentimin e vet, sillet ndershmërisht me interesat e popullit të vet, por dhe pa dallim në përkatësitë etnike, si mjek i’a kushtoi jetën e tij të punës kujdesit për pacientët më të rinj.
"Duket që askush nuk po i qëndron në rrugë Kurtit, as me lëvizje të përhershme që synojnë dëbimin e popullsisë serbe të mbetur në Kosovë. Thirrjet që gjykata e Kurtit u dërgon sërbëve, të cilave ai vetë nuk u përgjigjet, flasin për ndryshimin e madh mes përfaqësuesve të popullit sërb, guximit, vendosmërisë dhe ndershmërisë së tyre, çka nuk mund të thuhet për palën tjetër dhe diletantizmin e tyre politik", ka thënë Nikolliq.
0 komentet