Lista Sërbe: Synimi i aktakuzës ndaj Simiqit është heshtja e përfaqësuesve legjitim sërbë

Lista Sërbe sot në mbrëmje deklaron se aktakuza ndaj anëtarit të Kryesisë së kësaj partie Sllavko Simiq për “sulm ndaj gazetarëve” në vitin 2023, është e fabrikuar dhe e pabazuar dhe se bëhet fjalë edhe një herë për sjelljet e motivuara politikisht ndaj popullit sërb në Kosovë.
Në deklaratë theksohet se Sllavko Simiq është përfaqësues i shquar politik, familjar dhe baba i katër fëmijëve, një prej nëntë deputetëve të Listës Sërbe të cilët “refuzojnë me vendosmëri të gjitha shantazhet dhe presionet e regjimit të Albin Kurtit”.
“Gjatë incidentit të vitit 2023 çka është konfirmuar dhe nga dëshmitarët, pamjet dhe deklaratat e gazetarëve shqiptarë, Simiq u soll paqësisht dhe përgjegjshmërisht duke tentuar që të mbronte të gjithë të pranishmit përfshirë dhe ekipet e gazetarëve” thuhet prej Listës Sërbe.
Nga ana tjetër thuhet se përkundër Simiqit ai që atë ditë me sjelljet e veta acaroi situatën, ishte ministri në qeverinë e Prishtinës Elbert Krasniqi, ku sikurse thuhet “njihet për rolin e vet në shkaktimin e provokimeve në veri të Kosovës e Metohisë”.
“Duket se synimi i të tilla sjelljeve është heshtja e përfaqësuesve legjitim sërb, kriminalizimi i politikës sërbe dhe tërheqja e vëmendjes prej burimeve të duhura të destabilitetit në këto vise” shprehin bindjen tek Lista Sërbe.
Shtohet se me nisjen e proçesit ndaj Simiqit, qeveria e Albin Kurtit tregon se abuzon me institucionet në funksion të persekutimit politik dhe përplasjen me sërbët të cilët nuk pajtohen me imponime dhe padrejtësi dhe me Listën Sërbe që është kundërshtare e synimeve të Kurtit, sërbëve t’u imponohen përfaqësues të ngjashëm me të.
Ftojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë të reagojnë.
“Ftojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë, veçanërisht misioneve të BE dhe Pesëshes, që të ndalin heshtjen që inkurajon veprime të tilla dhe të nxjerrin në pah publikisht kontekstin politik dhe abuzimin me të drejtat nga institucionet e Prishtinës. Lista Sërbe do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e popullit të vet dhe Sllavko Simiq ka mbështetjen e pakursyer të partisë dhe komunitetit sërb në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë”, konkludohet në deklaratë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti aktakuzë ndaj Simiqit dhe një personi tjetër për, siç u tha, sulmin ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Lleposaviq.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë informon publikun se ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet S.S., deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Pjesëmarrje në masë që kryen vepër penale dhe huliganizëm’, sipas nenit 404, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Ligjit Penal të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Sipas aktakuzës, më 16 qershor të vitit 2023, gjatë protestës ndaj vizitës së ish-ministrit E.K. në Lleposaviq, i akuzuari mori pjesë me paramendim në masë prej më shumë se tetë personash.
0 komentet