Vuçiq: Kurti tenton tē heqë të vetmin kundërshtar politik në K&M dhe kjo është Lista Sërbe
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti tenton të heqë më vete të vetmin kundërshtar politik në Kosovë-Listën Sërbe.
"Albin Kurti tenton pikërisht të heqë mënjanë të vetmin kundërshtar politik në K&M dhe kjo është Lista Sërbe. Kurti nën ndihmën e aleatëve të vet, do të qërrojë popullin sërb nga krahina jugore“ shkruan Vuçiq në Instagram.
Sikurse shtoi, populli sërb është në situatë të rënduar dhe në Republikën Sërbe të Bosnjës e për rjedhojë nesër, do të mblidhet Parlamenti i kësaj republike.
"Nëse Zoti është me ty, përse trembesh? Nëse nuk është përse ke shpresë? Gjithashtu pres që në shtatë ditët e ardhshme, sanksionet amerikane ndaj NIS të jenë të ditura. Kur kësaj i shtohen sulmet e ashpra të grupeve të ndryshme të presionit brenda vendit, është e qartë për të gjithë se qëllimi final, është rrënimi i Sërbisë. Askujt nuk do t'ia japim Sërbinë dhe Sërbia nuk do të ndalet! Nuk ka kapitulim“, ka thënë presidenti i Sërbisë.
0 komentet