Odalloviq: Nuk ka përgjegjësi as për krimet ndaj sërbëve në Kroaci e as për krimet ndaj sërbëve në Kosovë

Veljko Odalović
Burim: Print Screen/RTS

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq thotë se nuk ka përgjegjësi as ndaj sërbëve në Kroaci as për krimet ndaj sërbëve në hapësirën e Kosovës e Metohisë, transmeton Pink.

Odalloviq thotë se mes njerëzve të cilët janë vrarë në aksionin “Stuhia”, ishin edhe ata që kanë patur pak kontakt me ndonjë konflikt dhe se kjo ishte zonë nën mbrojtjen e KB.

Odalloviq bëri paralele mes kësaj dhe hapësirës së Kosovës në vitin 1999.

“Çfarë ndodhi gjatë misionit dhe mandatit të KB në këto zona? Ndodhi pogrom dhe dëbim të më shumë se 220 ose 250 mijë njerëzve. Kjo vështirë të vërtetohet pasi nuk e dimë se ku varrosen, shumë rezultojnë të zhdukur, më shumë se 1850 njerëz u vranë. E njëjta gjë ndodh-para syve të tyre, rrëmbehen e vriten sërbët, u vihet zjarri shtëpive dhe nuk ka përgjegjësi, as për krime ndaj sërbëve në Kroaci, as për krime ndaj sërbëve në hapësirën e K&M dhe kur dikush guxon t'i përmend krimet e tyre, ke mbrojtje të orkestruar e bashkë me ta, shfaqen edhe ata që i kanë lejuar” thotë Odalloviq.

Gjykata e Lartë në Beograd konfirmoi aktakuzën për krime lufte në Cestën e Petrovacit dhe Svodno ku u vranë 13 civilë përfshirë katër fëmijë. Aktakuza ndaj pilotëve kroatë është ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Luftës.

Kjo është akuza e parë në Sërbi për aksionin Stuhia.

Odalloviq ka theksuar se për këtë vepër, ekziston juridiksion universal dhe askush nuk mund t’a vërë në diskutim këtë.

“Fakti që ata po përpiqen të mos flasin për këtë, por që historia e tyre të jetë e vetmja, është një kënd tjetër. Unë mund t'i kuptoj, por nuk mund t'i justifikoj. I kuptoj pjesërisht sepse kur e gjithë kjo shpaloset, çfarë kanë bërë dhe çfarë krimesh kanë kryer, shkatërruan atë mit që po përpiqen të krijojnë jo vetëm nga Stuhia, por edhe nga krijimi i shtetit dhe investimi në hetime” deklaroi Odalloviq.

Ky i fundit pret që kjo nuk do të jetë aktakuza e vetme.

Odalloviq deklaroi se Komisioni ka marrë pjesë në zhvarrosjen e 1050 viktimave të cilat rezultojnë si të zhdukur nga operacioni Stuhia, nga të cilat 700 janë identifikuar, dhe 350 trupa janë në morgjet e Zagrebit, Osjekut dhe Rijekës, ndërsa 500 sërbë të tjerë figurojnë si të zhdukur.