Odalloviq: Zagrebi nuk bashkëpunon në kërkimin dhe identifikimin e të zhdukurve dhe as Prishtina

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq tha sot se Zagrebi nuk bashkëpunon në kërkimin dhe identifikimin e të zhdukurve në aksionin ushtarako-policor “Studia” dhe theksoi se Sërbia nuk do të ndalet që të flasë rreth saj në opinionin publik vendas e ndërkombëtar derisa të zbardhet fati i atyre që u vranë në këtë ndërmarrje kriminale. Ai tha se as Zagrebi e as Prishtina kohët e fundit gjithmonë e më shumë nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë për çështjen e zbardhjes së fatit të të zhdukurve, raporton Politika.

Në konferencën për gazetarët të mbajtur me rastin e 31 vjetorit të vrasjes e persekutimit të sërbëve në aksionin “Stuhia” nën temën “Na ktheni më të shtrenjtët-kemi kohë që presim”, nën organizimin e Shoqatës së Personave të Zhdukur e të Vrarë “Loti” dhe Komisionit për personat e zhdukur, në Pallatin Sërbia, Odalloviq tha se sot është dita e kujtesës së të dëbuarve dhe të vrarëve.

“Vetëm fakti se afro 9.900 persona janë vrarë apo zhdukur në këtë aksion dhe rreth gati 220.000 njerëz u dëbuan nga vatrat e tyre, është diçka që nuk mund të harrohet. Dhe kur kësaj i shtojmë se u dëbuan nga territore ku prezent ka qenë misioni ndërkombëtar, ku ishte Kombet e Bashkuara dhe ku në këtë aksion asistoi direkt dhe vetë NATO, flet për ate se pavarësisht përpjekjeve për të gjetur zgjidhje paqësore, duket se egzistonte skenar që të ndodhte kjo që ndodhi”, tha Odalloviq.

Ky i fundit shtoi se kjo është njollë e madhe në mandatin e atij misioni ndërkombëtar, që fatkeqësisht më vonë u konfirmua edhe në territorin e Kosovës.

“Dhe po vijmë në situatën ku ngado që kanë qenë me mandate, sërbët nuk janë më aty ndonëse ky nuk ka qenë mandati i tyre, të paktën jo zyrtarisht, kur janë dërguar. Por rreth kësaj, sigurisht që nuk do të heshtim dhe as nuk do të harrojmë”, theksoi Odalloviq.

Ky i fundit tha se sot dhe nesër në Knin po festohet si dhe në vende të tjera në Kroaci dhe pyeti kroatët se çfarë po festojnë.

“Nëse është fakt që 1200 civilë u vranë apo u zhdukën, se më shumë se 70% e të zhdukurve ishin të moshës 60 vjeç e sipër, se ishin 540 gra. Nëse kjo është diçka për të cilën mund të krenohen, le t’a mbajnë kështu, por le t'i tregojnë publikut të tyre se çfarë bërën ata, çfarë krimesh kanë qenë dhe çfarë mizori kanë kryer. Kjo është ajo çka ne thjesht në emër të familjeve, në emër të viktimave, në emër të kujtimit të gjithë kësaj, nuk mund të harrojmë”, tha Odalloviq.

Sikurse tha, në Kroaci, por edhe në opinionin ndërkombëtar, thuhet se Sërbia nuk bashkëpunon në kërkimin dhe identifikimin e të zhdukurve, se Sërbia nuk jep arkiva, se Sërbia nuk jep informacione, se Sërbia nuk do të tregojë se ku janë varret.

“Një gjë është e vërtetë: krimet, nëse ka pasur, kanë ndodhur në territorin e Republikës së Kroacisë. Aty ka trupa, aty janë varret, aty janë arkivat, aty janë morgjet, aty janë organet hetimore, aty janë organet që duhet të japin përgjigje për këto pyetje, të cilat ne i kërkojmë me këmbëngulje dhe nuk marrim përgjigje, sepse është e qartë se kolegët nga Kroacia në këtë moment janë në një gjendje dhe status që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë”, theksoi Odalloviq.

Ky i fundit shtoi se pala kroate nuk u përgjigjet thirrjeve sërbe për mbajtjen e takimeve.

"Ne insistojmë në kontrollin e të gjitha lokacioneve për të cilat kemi informacion. Dhe aty na kanë ndihmuar jashtëzakonisht familjet, shoqatat dhe të gjitha informacionet që marrim dhe 50% prej tyre i janë dorëzuar palës kroate, që së bashku të shkojmë sikurse e kemi bërë dhe më parë, në lokacione dhe t’i kontrollojmë. Asgjë nuk pretendojmë në këtë moment, por nëse kemi informacion, nëse kemi të dhëna precize për vendndodhjen, vendit të mundshëm të varrezave, atëherë ajo çka është më e rëndësishme është që ne të shkojmë dhe t’i kontrollojmë. Kjo është ajo çka ne bëjmë pa përjashtim kur ka kërkesa të tyre ndaj nesh", theksoi Odalloviq.

Ai tha se Beogradi ka qëndrim të përgjegjshëm ndaj kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur dhe se në rrjedhat lumore të Savës dhe Danubit nga viti 1991 e deri në vitin 1995, janë gjetur 480 trupa ku të gjithë u zhvarrosën, së bashku me kolegët nga Kroacia dhe kolegët nga Bosnjë-Hercegovina.

"Dhe më shumë se 300 derimë tani janë identifikuar dhe dorrëzuar familjeve, nga të cilët më shumë se 100 i’u dorëzuan Kroacisë, rreth 150 i’u dorëzuan Bosnjë-Hercegovinës, Republikës Sërbe të Bosnjës, Malit të Zi dhe disa ishin shtetasit tanë. Kështu që, ky është një raport i përgjegjshëm që ne kemi ndaj saj. Dhe do të vazhdojmë kështu dhe më tej", tha Odalloviq.

Siç tha, nga ana tjetër, Zagrebi por dhe Prishtina së fundmi nuk dëshirojnë më të bashkëpunojnë.

"Flasim për një fushatë të orkestruar që po zhvillohet, ku me të njëjtën narrativë dhe të njëjta mesazhe i drejtohen kryesisht publikut ndërkombëtar, duke thënë se për të gjithë këtë përfshirë dhe viktimat pa asnjë lloj dallimi, përgjegjëse është Republika e Sërbisë. Ne nuk kemi, e përsëris, asnjë kërkesë të vetme që nuk e çmojmë apo që nuk e kemi ezauruar", theksoi ai.

Odalloviq shtoi se Sërbia nuk mund të heshtë për manipulimet dhe mashtrimet që kryesisht e ngarkojnë publikun ndërkombëtar dhe vendosin kushte se rruga drejt Unionit Europian, kushtëzohet mes të tjerash dhe me çështjen e zgjidhjes së personave të zhdukur.

"Më shumë se gjysma e të zhdukurve në Kroaci janë sërbë. Dhe kjo është ajo çka kurrë nuk do dëgjohet nga goja e ndonjë zyrtari kroat. Por më shumë se 1,500 sërbë të zhdukur janë në regjistrat e miratuar zyrtarisht. Ne zhvarrosëm 1,050 trupa nga operacioni 'Stuhia'. Deri më tani, rreth 700 janë identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve. Kjo ishte koha kur punuam dhe bashkëpunuam", tha Odalloviq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia shkoi në çdo lokacion të raportuar, nga ana jonë ose nga pala kroate, dhe ushtroi kontroll.

"Tek morgjet në mbarë Kroacinë ndodhen trupat e 900 vetëve të cilët nuk e dimë se kujt i përkasin. Gati 400, jemi të sigurt se u përkasin sërbëve, sepse janë trupa të zhvarrosura që ne i përkisnim, asistuam, u zhvarrosën, morën mostra dhe pritet raport pozitiv i ADN. Nëse është në një varrezë tjetër, nëse është në Komunën e Dvorit apo diku tjetër, nga 120 të zhvarrosur do të identifikoni 60 dhe jo 60, e dini që janë sërbë, sepse ishin në varreza sërbe. Varrezat ku janë varrosur pas aksioneve të ndryshme që ata i kanë kryer apo krimeve të veçuara”, tha Odalloviq.

Ai tha se fatkeqësisht politika ka marrë përparësi dhe se është harruar që çështja e kërkimit dhe identifikimit të të zhdukurve, është çështje civilizuese e humanitare.

“Ne kemi dhe bllokadë të koordinuar të procesit në të njëjtën mënyrë në Zagreb dhe në Prishtinë. Dhe kjo zgjat prej 6.7 vitesh. Ne nuk mund të planifikojmë takim, as me njërin, as me tjetrin, për biseduar rreth temave, lokacioneve, rreth aktiviteteve dhe gjithçka për të cilën dikur kemi biseduar e punuar. Kështu që kjo është diçka për të cilën në çdo rast nuk mund dhe nuk duhet të heshtim. Sidomos kur bëhet fjalë për këtë krim të tmerrshëm që ka ndodhur 31 vite më parë”, konkludoi Odalloviq.

Ai theksoi se familjet që kanë humbur të shtrenjtit e tyre kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me ta por që është problem që krimet e luftës ndaj sërbëve nuk ndiqen penalisht.

“Sikur sërbët të ishin shënjestër legjitime në atë kohë, sikur të lejohej gjuetia ndaj tyre. Mizoritë që u kryen, njerëzit që u vranë, do të thotë u gjetën apo nuk u gjetën, të identifikuar përmes kësaj apo asaj liste, janë viktima krimesh. Dhe për krimet në çdo rast, duhet të përgjigjet kushdo pa dallim, sikurse pa dallim siç i trajtojmë viktimat pa diskriminim, ashtu duhet t'i trajtojmë autorët e atyre krimeve” konstatoi Odalloviq.

Ai tha se Sërbia me Bosnjë-Hercegovinën ka marrëdhënie mjaft korrekte dhe se aty është pak më e qartë situata dhe se takimet e punës mbahen rregullisht.

“Aty kërkojmë 212 shtetas tanë, por gjërat po lëvizin dhe po mbahet kontinuiteti i atyre takimeve të punës dhe vazhdimësia e aktiviteteve konkrete në terren dhe në lokacione”, konstatoi Odalloviq.