Gjurgjeviq Stamenkovski: Ligji për personat e zhdukur është veçanërisht domethënës për familjet e sërbëve të rrëmbyer në K&M
Ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Sërbisë Milica Gjurgjeviq Stamenkovski u shpreh për Kosovo onlajn se Ligji për personat e zhdukur ku duhet të miratohet deri në fund të vitit, për herë të parë mbron sistematikisht familjet e të zhdukurve sepse shteti ka detyrimin që t’u ofrojë jo vetëm mbrojtje juridike dhe materiale, por dhe të vërtetën dhe dinjitetin.
Gjurgjeviq Stamenkovski për portalin tonë është shprehur se Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, punon me seriozitet dhe përkushtim në formulimin e Ligjit për personat e zhdukur.
"Fjala është për temën që nuk është vetëm çështje ligjore apo administrative, por çështje e ndërgjegjes, drejtësisë dhe borxhit shtetëror ndaj mijëra familjeve që për dekada jetojnë mes shpresës dhe dhimbjes. Pas nesh janë bisedimet me shoqatat e familjeve të të zhdukurve, përfaqësuesit e institucioneve kompetente, ekspertët dhe njerëzit që mbajnë këtë tragjedi përditë. Në fazën pasuese vjen harmonizimi i tekstit final të ligjit, dëgjesë publike dhe më pas referimi në procedurën kuvendore me synim të qartë që Sërbia në vitin 2026, për herë të parë të ketë ligj që në mënyrë sistematike të mbrojë familjet e të zhdukurve", theksoi ministrja.
Sikurse theksoi, egziston vullnet i qartë politik dhe mbështetja e plotë e udhëheqjes shtetërore që ky ligj të miratohet, sepse familjet e të zhdukurve nuk duhet të lihen më pas dore.
"Shteti ka detyrimin t'u ofrojë jo vetëm mbrojtje juridike dhe materiale, por edhe atë çka presin prej kohësh: të vërtetën dhe dinjitetin", bën të ditur ajo dhe thekson se ky ligj për herë të parë do të rregullojë sistematikisht pozitën e familjeve të personave të zhdukur dhe do t'i mundësojë shtetit të njohë institucionalisht vuajtjet, pasigurinë dhe luftën e tyre për të vërtetën.
"Ligji ka rëndësi të veçantë për familjet e sërbëve të zhdukur dhe të rrëmbyer në Kosovë e Metohi, ku rrëmbimet vijuan dhe pas luftës. Qindra prej tyre presin drejtësinë. Këto nuk janë numra. Këto janë familje. Këto janë nëna të cilat dhe sot shtrojnë të njëjtën pyetje-ku janë fëmijët tanë? Në ekspozitën "Kujtimi", një nënë që i është zhdukur djali, rrëfeu vargun që përmblodhi gjithë dhimbjen e këtyre familjeve: "Ej vrasës, do të të falja gjithçka, vetëm të di se ku e ke varrosur tim bir". Kjo nuk është vetëm këngë. Kjo është kuja e mbarë familjeve, të dashurit e të cilave kurrë nuk u kthyen", theksoi Gjurgjeviq Stamenkovski.
Ajo zbuloi dhe detajet e ligjit dhe atë çka mund të presin familjet e të zhdukurve.
"Ligji, familjeve do t'u mundësojë të drejtën për shpërblim të drejtë, kujdes shëndetësor, mbështetje psikosociale, siguri juridike dhe ndihmë institucionale në momentin e identifikimit dhe varrim dinjitoz të mbetjeve mortore. Do t’u mundësohet dhe pagesa e kompensimit të drejtë material për tre vjet. Të drejtat e familjeve të të zhdukurve në Kosovë e Metohi do të barazohen plotësisht me të drejtat e familjeve të të zhdukurve në konfliktet e luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë", theksoi ministrja.
Kur diskutohen dispozitat kryesore të këtij ligji, Gjurgjeviq Stamenkovski thekson se ai do të definojë qartë statusin e personave të zhdukur dhe anëtarëve të familjeve të tyre, mënyrën e ushtrimit të të drejtave të tyre, si dhe detyrimet e autoriteteve shtetërore në proçesin e kërkimit, identifikimit dhe evidentimin e të zhdukurve.
"Do të krijohet regjistër unik i personave të zhdukur, i cili do drejtohet nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, në bashkëpunim me Komisionin e Qeverisë së Republikës së Sërbisë për Personat e Zhdukur. Në veçanti, do të përmirësohet bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në rajon, si e si të përshpejtohet proçesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve. Por thelbi i këtij ligji nuk janë vetëm në nenet dhe proçedurat. Thelbi është tek njerëzit", tha ministrja.
Ajo kujtoi dhe fatin e familjes Sllavuj, e cila u dëbua gjatë “Stuhisë”, por më pas u ndodhi kuja në Kosovë.
"Thelbi është në familjen Sllavuj, e cila gjatë Operacionit “Stuhia” u dëbua nga qyteti i lindjes Dvor na Unë. Djali më i vogël, Gjuro Sllavuj shpëtoi duke mbërritur në Prishtinë, ku vazhdoi të punonte si gazetar. Dhe më pas më 21 gusht 1998, së bashku me kolegun Ranko Pereniq, u rrëmbye në rrugën Rahovac-Hoçë e Madhe. Prej kësaj dite, familjet e tyre, kolegët dhe publiku nuk kanë pasur asnjë informacion zyrtar rreth fatit të tyre. Rrëmbyesit kurrë nuk u gjetën. Ashtu sikurse nuk u gjetën as ata që shumë herë përdhosën memorialin e ngritur në nder të tyre. Duke hetuar rastin e Gjuro Sllavuj, Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë zbuloi se në bazë të Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur, u gjetën mostrat e ADN të anëtarëve të familjes së tij ishin mbajtur nën mbiemrin e gabuar. Dhe kjo ndoshta flet më mirë në atë se çfarë kanë kaluar këto familje", thekson ajo.
Për gjithë këtë, konkludohet se ky ligj nuk është vetëm ligj.
"Kjo është tentativë e shtetit që pas dekadash heshtjeje, t'u thotë familjeve të të zhdukurve-nuk jeni të harruar. Dhe Sërbia nuk do tërhiqet nga e vërteta, drejtësia dhe njerëzve të vet”, konkludon Gjurgjeviq Stamenkovski.
0 komentet