Orlliq: Avokatia e Kurtit për "Shqipërinë e Madhe" kërcënon që mbarë Ballkani të hyjë në fatkeqësi dhe vuajtje

Vladimir Orlić i ambasador BiH
Burim: Skupština Srbije

Kryetari i Kuvendit Popullor, Vlladimir Orlliq, ka thënë se Sërbia do të bashkëpunojë me të gjithë, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë interesa jetike të popullit sërb, duke theksuar se kjo gjithmonë kërcënohet nga të tjerët dhe përmendi shembullin e kryeministrit kosovar Albin Kurti, i cili "në territorin e Maqedonisë së Veriut avokatoi 'Shqipërinë e Madhe'", duke kërcënuar që mbarë Ballkanin t’a shpjerë në fatkeqësi dhe vuajtje.

Orlliq këtë e tha gjatë takimit me ambasadorin e sapoemëruar të Bosnjë-Hercegovinës në Republikën e Sërbisë, Aleksandar Vranjesh, të cilit i ka përcjellë se pas fjalëve të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq kur bie fjala për respektimin e integritetit territorial të B&H dhe Republikës Sërbe të Bosnjës brenda saj, qëndron mbarë Sërbia.

"Plotësisht respektojmë integritetin territorial të B&H, si dhe Republikën Sërbe të Bosnjës brenda saj, pasi respektojmë të dy entitetet dhe të tre popujt. Presim respekt identik kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë, i cili mungoi gjatë votimit në Këshillin e Europës. Duam të bashkëpunojmë me të gjithë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë interesi jetik i popullit sërb kudo që jeton. Këtë e kërcënojnë gjithmonë të tjerët: e pamë në shembullin e fundit të Albin Kurtit, i cili në territorin e Maqedonisë së Veriut avokaton 'Shqipërinë e Madhe' duke kërcënuar që mbarë Ballkanin t’a çojë në fatkeqësi dhe vuajtje. Ndaj kësaj, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të heshtë" tha Orliq, siç bëhet e ditur në deklaratë.

Ambasadori Vranjesh informoi kryetarin Orlliq për situatën aktuale politike në B&H, duke i’u referuar posaçërisht aktakuzës ndaj presidentit të Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik, duke vlerësuar se "akuza është shembull i tiranisë, pezullimit të të drejtave, logjikës dhe parimeve të demokracisë në B&H".

Ambasadori theksoi se aktakuza ndaj përfaqësuesit legjitim të zgjedhur nga populli sërb, është ngritur pa bazë, rrëzon rendin kushtetues të B&H.

Orlliq gjatë takimit, tha se Sërbia e konsideron respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit si të një rëndësie të madhe dhe se, në përputhje me rrethanat, Sërbia e konsideron të gabuar dhe të dëmshme çdo shkelje të parimeve të Dejtonit dhe rregullimit kushtetues të B&H bazuar në to.

“Konsensusi i dy entiteteve dhe tre popujve përbërës është e vetmja rrugë e drejtë, asnjë imponim i vullnetit që vjen nga jashtë” tha dr. Orlliq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia dëshiron marrëdhënie më të mira me të gjithë popujt, me të gjithë njerëzit në B&H.

“Por ne e kemi bërë të qartë se Sërbia sot është fuqishëm me Republikën Sërbe të Bosnjës, me popullin e saj dhe me udhëheqjen që populli ka zgjedhur për të ruajtur parimet e Dejtonit, paqen dhe përparimin” tha kryetari i Kuvendit Popullor.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit përshëndetën projektet e shumta infrastrukturore që Sërbia po i zbaton sot në të gjitha komunat në Republikës Sërbe të Bosnjës, si dhe në disa komuna të Federatës së B&H dhe theksuan rëndësinë e punës së përbashkët në projekte të mëdha si p.sh. autostrada, hidrocentrale të reja dhe aeroporte.

Orlliq shprehu besimin se gjatë shërbimit të tij në Beograd, ambasadori Vranjesh personalisht do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Sërbisë dhe B&H, si dhe në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, thuhet në njoftim.