OSBE: Informuam qeverinë e Kosovës për kërkesën e Sërbisë për të marrë pjesë në mbledhjen e fletëve të votimit

OEBS
Burim: Reporteri

Misioni i OSBE në Kosovë ka informuar qeverinë prishtinase dhe aktorët tjerë relevantë se ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Sërbisë që Misioni të kryejë aksion për mbledhjen e fletëve të votimit të zgjedhësve që jetojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare në Sërbi më 17 dhjetor duke thënë se ata janë të gatshëm për atë proces, deklaroi OSBE për Kosova onlajn.

Megjithatë, ata theksojnë se Misioni i OSBE ka nevojë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës për të vënë në jetë këtë veprimtari.

“Më 3 nëntor, Misioni i OSBE në Kosovë ka pranuar kërkesë prej Qeverisë së Sërbisë për kryerjen e operacionit për mbledhjen e fletëve të votimit të zgjedhësve që jetojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare në Sërbi më 17 dhjetor. Si në rastet e mëparshme, mbështetja e institucioneve kosovare është thelbësore që OSBE të ndërmarrë të tillë operacion siç ka qenë dakordësuar fillimisht mes Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2012 me mbështetjen e BE dhe Pesëshes”, thuhet në përgjigje.

Siç theksohet, Misioni në princip është i gatshëm të bëjë mbledhjen e fletëve të votimit me të njëjtat kushte ashtu sikurse ka ndodhur në rastet e mëparshme.  

"Misioni informoi Qeverinë e Kosovës dhe aktorët e tjerë relevant për kërkesën dhe në princip është i gatshëm të bëjë mbledhjen e fletëve të votimit me të njëjtat kushte ashtu sikurse dhe në rastet e mëparshme" thuhet nga OSBE. 

Këto kushte siç thuhet, përfshijnë pëlqimin e të dy palëve dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme të sigurisë për atë operacion, përfshirë Policinë Kosovare.