Petkoviq i ka dërguar kërkesë OSBE-së për të siguruar përfshirje në zgjedhjet në Kosovë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, i ka drejtuar të premten një kërkesë me shkrim kreut të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, nga i cili ka kërkuar që të sigurojë angazhimin e atij misioni në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, në dorëzimin e materialeve zgjedhore në vendvotime, si dhe në grumbullimin e fletëvotimeve dhe transportin e tyre pas përfundimit të votimit, në përputhje me procedurat që janë zbatuar gjatë procedurave të mëparshme zgjedhore në Kosovë që kanë përfunduar në vitin 2020.

Petkoviq këtë e ka bërë pasi Zyra për Kosovë dhe Metohi ka pranuar një letër nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve për të ofruar ndihmë në zhvillimin e zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Në dokumentin në të cilin kishte qasje Tanjug, Petkoviq, duke iu referuar mandatit të OSBE-së në Kosovë, rikujton rolin dhe detyrën e misionit të OSBE-së në garantimin e sigurisë dhe transparencës së procesit zgjedhor.

Në atë kontekst, Petkoviq theksoi se OMIK ka zhvilluar procedura të veçanta, duke i harmonizuar ato me standardet e pranuara përgjithësisht për ruajtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe se në punën e tij ka bashkëpunuar me Forcat e Sigurisë Ndërkombëtare KFOR-in dhe Misionin për Sundimin e Ligjit të Bashkimit Evropian EULEX, si garantues kryesorë të një mjedisi të sigurt që vullneti zgjedhor i qytetarëve të shprehet në mënyrë transparente dhe legjitime.

Në letrën e tij, Petkoviq po ashtu ka rikujtuar rëndësinë e respektimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendimeve përkatëse të OSBE-së në pjesën që lidhet me organizimin e zgjedhjeve dhe mundësinë e qytetarëve për të ushtruar lirisht të drejtën e tyre për të votuar në Kosovë.

Petkoviq e përmbylli letrën me një kërkesë drejtuar shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, që të ushtrojë kompetencat e dhëna me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe kompetencat e tij personale si kreu i OMIK-ut, në mënyrë që të sigurohet që zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë, të planifikuara për 17 dhjetor 2023, të mbahen në Kosovë me përfshirjen e nevojshme të OSBE-së dhe përfshirjen e të gjithë akterëve relevant, sipas të njëjtit model të aplikuar në zgjedhjet e vitit 2020.

Në fund të letrës, duke pasur parasysh afatet ligjore për zbatimin e veprimeve dhe procedurave zgjedhore, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi ka kërkuar që përgjigja e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë të jepet sa më shpejt.