Pakoviq dhe Mijaçiq: Përparim në çështjen e personave të zhdukur, lufta do të bëhet për mbijetesën e Marrëveshjes së Brukselit
Bashkëpunëtori i Qendrës për Politika Evropiane Millosh Pakoviq dhe koordinatori i grupit punues të Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq theksuan se dje në Bruksel është bërë progres në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, por edhe se shtrohet pyetja nëse Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit “të mbijetojnë”, raporton Newsmax Balkans.
Pakoviq theksoi se është problematike që përqindja e të kthyerve në Kosovë është më e ulëta në botë. Arsyet e statistikave të tilla ai i gjen në atmosferën që mbretëron në veri të Kosovës.
"Njerëzit që jetojnë atje po mendojnë të largohen. Ne nuk jemi në atë nivel për të diskutuar kthimin kur ka çështje urgjente si siguria e rrezikuar, masat represive, mbyllja e institucioneve serbe”, vlersoj Pakoviq.
Duke komentuar takimin e djeshëm trepalësh të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorit të Prishtinës, Besnik Bislimi, në kuadër të raundit të dialogut. ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mijaçiq tha se ishte “fundi i një epoke të negociatave të Miroslav Lajçakut”.
Ai theksoi se janë arritur dy rezultate.
“E para është se është bërë progres në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur dhe e dyta është se takimi trepalësh është bërë fare. Çështja e të pagjeturve është e rëndësishme për familjet dhe është gjetur një marrëveshje politike për t'i trajtuar më seriozisht këto probleme”, tha Mijaçiq.
I pyetur se si e shohin pozicionin e shefes së re të diplomacisë në BE, Kaja Kallas, Mijaçiq deklaron se ajo do të jetë Gjuzep Boreli i ri.
“Ajo është një person kyç në këto procese dhe do të përcaktojë një ndërmjetës të ri në procesin e dialogut. Me ardhjen e Lajçakut ka mbërritur edhe Kurti, për të cilin dialogu nuk ka qenë prioritet. Roli i Lajçakut ishte se ai nuk arriti t'i shtypte hapat e njëanshëm, nga ana tjetër as Beogradi nuk u dëshmua, e humbi besueshmërinë e një negociatori të mirë pas Banjskës”, tha ai.
Mijaçiq shtoi se, pavarësisht se kush vjen, ajo që do të diskutohet është se si do të zbatohet marrëveshja për rrugën e normalizimit dhe aneksin e Ohrit.
Pakoviq theksoi se për marrëveshjen flitet për dy vite, por nuk ka zbatim në terren, sidomos nga pala prishtinase.
“Po zhvillohet një luftë nëse ajo marrëveshje do të mbijetojë”, vëren Pakoviq.
Duke folur për vendosmërinë e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për Kosovën, Mijaçiq ka theksuar se nuk beson se Amerika do ta hapë kutinë e Pandorës.
“A do ta koordinojë Amerika politikën e saj të jashtme në lidhje me Kosovën me administratën evropiane apo do ta udhëheqë politikën e saj? Nuk besoj se Trump do të angazhohet në diçka intensive në lidhje me marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës”, përfundoi Mijaçiq.
0 komentet