Pantiq-Pilja: Presione të mëdha ndaj Bakojanit për çështjen e pranimit të Kosovës në KE

Beograd_231109_Biljana Pantić Pilja 05
Burim: Kosovo Online

Shefja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Sërbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PSSE) Biljana Pantiq-Pilja thekson se të gjithë kanë qenë të surprizuar me ashpërsinë mbrojtëse të qëndrimeve të saja të raportueses kryesore për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës Dora Bakojani kur pranimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare është në diskutim e përveç asaj çka ka kredibilitet të madh, egzistojnë presione të mëdha ndaj saj që të zbusë vlerësimin e saj, transmeton Novosti.

“Ajo ka thënë shumë qartë se pa përmbushjen e tre kushteve, nuk do të japë opinion pozitiv. Egzistojnë presione që kjo çështje të përmbyllet në maj kur do të jetë edhe mbledhja e Komitetit të ministrave. Bakojani i’u referua besueshmërisë së saj politike, karrierës dhe përvojës së pasur politike, kështu që pres nga ajo pavarësisht presioneve, t’i qëndrojë deri në fund qëndrimeve të veta. Besoj se nuk do të jetë e lehtë për të” ka thënë Pantiq-Pilja.

Pavarësisht asaj çka se Kosova nuk përmbush asnjë kusht sipas statutit të vetë organizatës, thekson Biljana Pantiq Pilja, disa vende janë të gatshme të shkelin të gjitha postulatet dhe principet e së drejtës ndërkombëtare, vetëm për t'a bërë anëtare e Këshillit të Europës.

“Pikërisht për këtë them se mendoj se për të nuk do të jetë e lehtë pasi vendet që njohin shtetin fals të Kosovës me të gjitha forcat përpiqen që procedura e pranimit të përfundojë në maj. Bakojani tha se nëse ka përparim dhe përmbushen kushtet, do informojë sekretariatin e Komisionit politik për të caktuar mbledhje të jashtëzakonshme. Përndryshe mbledhja e rregullt duhet të mbahet kur të nisë seanca plenare pranverore më 15 prill. Procedura është e tillë që, nëse raportuesi jep opinion pozitiv në Komitetin Politik, rezoluta vjen në plenium për diskutim dhe votim dhe më pas në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës, i cili jep vendimin përfundimtar. Ne vazhdojmë të luftojmë si delegacion sërb dhe jemi absolutisht kundër pranimit të të ashtuquajturës Kosovë në KE pasi do të ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe shembull që një entitet të bëhet anëtare e kësaj organizate” ka thënë Pantiq-Pilja.

Bakojani së fundi mbajti takimin e Komitetit Politik të KE ku Prishtinës i vendosi tre kushte. Një është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit dhe kthimin e truallit, e dyta krijimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe si dhe shpronësimi i trojeve në komunat me popullsi shumice prej të cilave duhet të përmbahen.