Kovaç: Nuk kaloi kërkesa e Edi Ramës që Këshilli i Europës të rrëzojë raportin e Martit për "Shtëpinë e verdhë"
Tentativa e kryeministrit Edi Rama që në Këshillin e Europës të rrëzohet raporti i Dik Martit për trafik të organeve humane, nuk kaloi, shprehet për Kosovo onlajn Elvira Kovaç, anëtare e delegacionit të Kuvendit të Sërbisë pranë KE dhe nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të KE(PSSE).
Kovaç shprehet se në seancën e djeshme të Byrosë së APKE u vendos që iniciativa e Shqipërisë, të formulohej vetëm si informacion.
Ditën kur para Gjykatës Speciale në Hagë nisi gjykimi ndaj ish liderëve të UÇK, më 3 prill Rama bëri të ditur se Shqipëria në APKE ka mbledhur firma për të dalë me një rezolutë të re e cila do të rrëzonte atë të Dik Martit të vitit 2011. Rama u shpreh se në këtë rezolutë të hartuar nga Marti, "pa asnjë lloj fakti, u ndërmorrën akuza të tmerrshme për llogari të UÇK për trafik të organeve huname".
Bashkëbiseduesja jonë thotë se nuk është e vështirë të mbledhësh 20 firma, minimumi pesë vende dhe dy grupime politike për të vënë në lëvizje ndonjë iniciatvë në Këshillin e Europës.
"Kështu që kjo kërkesë duhet të jetë në rendin e ditës së Byrosë së APKE, por nuk mund të ndërmerren vendime të ndryshme. Kur dikush ndërmer një iniciatvë për ndërmarrjen e rezolutës, ashtu sikurse bëri Shqipëria, nuk ka përse të jetë një vendim për të bërë një raport jashtë saj, siç kërkonte Tirana. Ata kërkuan që iniciativa e tyre të kalonte në komitetin e çështjeve ligjore, për të zgjedhur relator dhe në fund rezultoi se “Shtëpia e Verdhë” nuk ekzistonte. Kjo nuk kaloi” ka thënë Kovaç.
Kjo e fundit sqaroi se Byroja e APKE miratoi propozimin që nisma e Tiranës të rezultojë vetëm me informacion, i cili nuk ka ndonjë peshë politike, sepse nuk do të bëhet raport, veçse informacion lidhur me iniciatvën.
"Do të ishte vërtet e paparë të viheshin në diskutim raportet e mëparshme dhe puna e Komitetit të Këshillit të Europës. Do të ishte një precedent i paparë, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë", thotë bashkëbiseduesja jonë.
Ajo thekson se vendimi që nisma e Ramës nuk çoi në një raport të ri të Këshillit të Europës në Byronë e APKE, është marrë me aklamacion.
“Sekretariati propozoi që të bëhet vetëm informacion në lidhje me nismën e Ramës, jo raport dhe të gjithë në Byro ranë dakord me këtë.
Kovaç kujton se deputetët e APKE tetorin e kaluar, reaguan me forcë kur Rama foli në seancë në Strasburg për kontestimin e raportit të Martit.
"Rama ishte mjaft i pakëndshëm dhe i vrazhdë në performancën e tij kur foli kundër punës së KE. Deputetët u revoltuan, si dhe ish-kryetarët e komisionit të çështjeve ligjore të APKE" ka theksuar Kovaç.
0 komentet