Paraburgim njëmujor për dy sërbët e arrestuar në Banjskë

Privođenje jednog od Srba uhapšenih u Banjskoj
Burim: Kosovo Online

Departamenti Special i Gjykatës në Prishtinë ka përcaktuar paraburgim 1 mujor për dy sërbët e arrestuar në Banjskë, Bllagoja Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq konfirmon për Kosovo onlajn avokati Dejan A. Vasiq.

Ndaj Dushan Maksimoviqit rëndon vepra penale e përgatitjes së terrorizmit ka thënë avokati i tij Dejan A. Vasiq.

“Ne me besim të plotë, do të presim gjetjet mjeko-ligjore që kanë lidhje me telefonin e klientit tim, kur të presim që të dalë e vërteta se ai nuk kishte asnjë lidhje me vetë ngjarjen, gjë që padyshim do të vërtetojë se me të vërtetë ai nuk është fajtor për veprën penale për të cilën Prokuroria Speciale dyshon” ka thënë Vasiq.

Ndaj Bllagoje Spasojeviqit rëndon vepra penale e terrorizmit.

Avokatët e Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit, përkatësisht Ljubomir Pantoviq dhe Dejan A. Vasiq, nesër do të apelojnë vendimin e gjykatës.

Avokati i Spasojeviqit, Ljubomir Pantoviq, ka thënë për Kosovo onlajn se për momentin nuk u është dhënë asnjë dokument apo provë, pasi hetimi është në fillim.

“U është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Spasojeviq akuzohet për dy krime të rënda, “sulm ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “kryerja e aktit terrorist”. Do të thoja se Maksimoviq është në pozitë të kënaqshme. Për të folur tani rreth detajeve e këtij subjekti nuk është e mundur, pasi mbrojtja nuk ka qenë e pajisur me ndonjë dokument apo provë, sepse hetimi është në fillim dhe është e vështirë të komentohet nëse ka prova apo jo”, tha Pantoviq.

Ky i fundit u shpreh se Spasojeviq dhe Maksimoviq janë dërguar në paraburgimin e sigurisë së lartë në Podujevë.