Patriarku Porfirije: I dhimbshëm fakti që udhëheqësit të një bashkësie fetare, t'i ndalohet hyrja drejt shtëpisë së vet

Patrijarh Porfirije
Burim: Kosovo Online

Patriarku i KOS Porfirije ka thënë se ndonëse dje i është ndaluar hyrja për në Kosovë, shpreson se së shpejti të jetë pranë njerëzve të atjeshëm dhe ndërkohë apeloi tek të gjithë të influencojnë në vendimin e Prishtinës që t’i mundësojw atij udhëtimin drejt Patriakanës së Pejës.

Patriarku u shpreh se situata në Kosovë është mjaft serioze dhe se tensionet kanë arritur në atë pikë saqë mund të hapen rrugë që askush nuk dëshiron t'i përshkojë.

"Nuk kam shumë çfarë të them për këtë rast, sidomos pas ditës së djeshme e cila ishte e trishtueshme për mua, por më e rëndësishme sepse ishte e trishtuar për vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe Metohi, për murgeshat dhe murgjit tanë që prisnin udhëheqësin e kishës së tyre të vinte në patriakanë për t’u lutur Zotit për njerëzit tanë të cilët nuk e kanë të lehtw, për paqen në Botë dhe mbi të gjitha, për mirëkuptimin reciprok, bashkëjetesën në paqe mes shqiptarëve dhe sërbëve. Sepse është e sigurtë që vetëm ne me përpjekjet tona, mund t’a kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Ndër shekujsh sërbët dhe shqiptarët në Kosovë dhe Metohi kanë jetuar së bashku. Nëse ka vullnet të mirë, mund të gjendet një mënyrë për një jetë më të mirë. Në këtë moment, pavarësisht se më ndaluan të shkoja në Kosovë, jam i sigurtë se nuk do të pres gjatë për të qenë me njerwzit nw Kosovw dhe së bashku t’i lutemi Zotit", ka thënë patrijarku Porfirije.

Siç u shpreh, është i dhimbshëm fakti që udhëheqësi i kishës, nuk mundet të shkojë në shtëpië e vet.

"Nuk dua të hyj në kuadrin se çfarë janë të drejtat civile, por Patriarkana e Pejës për ne është njësoj si Vatikani për Kishën Katolike Romake. Imagjinoni që dikush të ndalojë hyrjen e Papës në Vatikan pa ndonjë arsye. E them këtë sepse jam i sigurtw se e gjithë bota do të ngrihej në këmbë. Është i dhimbshwm ky fakt dhe pyetja nëse ka një udhëheqës fetar të cilit i wshtw ndaluar vizita në shtëpinë e vet", ka thënë patriarku Porfirije.

Kam apeluar tek tëgjithë të cilët kanë influencë tek ata që marrin vendime në Prishtinë, që ky vendim të ndryshojë.

"E përsëris se duhet të bëjmë gjithçka që të ruajmë paqen me çdo çmim dhe lus personalisht presidentin Vuçiq dhe Qeverinë të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen, për të mos shkuar në përplasje me armë. Njëkohësisht lus edhe qeverinë në Prishtinë, si dhe fuqitë e mëdha që të japin gjithçka nga vetja për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe që jeta e njerëzve të jetë interesi më madhor për njëri-tjetrin. Jam plotësisht i sigurtë se ata këtë mund ta bëjnë dhe lus Zotin që me dashurinë e tij të prekë mendjet dhe zemrat e të gjithë njerëzve, veçanërisht të atyre që jetojnë në Kosovë e Metohi dhe të sjellë paqe mes shqiptarëve dhe sërbëve. Qoftë një ditë gëzimi, paqeje dhe dashurie për të gjithë ne që festojmë Krishtlindjet", ka përfunduar patriark Porfirije.