Presidenti Vuçiq takohet me patriarkun Porfirije

Vučić i Porfirije
Burim: Tanjug

Presidenti Aleksandar Vuçiq në mbrëmje është takuar në presidencë me patriarkun sërb Porfirije, ka thënë Tanjug, transmeton RTS.

Takimi i presidentit Vuçiq me patriarkun Porfirije ku ishte njoftuar më herët, ndodhi pas urdhërit të vendosjes në shkallën më të lartë të gatishmërisë të Ushtrisë dhe Policisë pasi mesditën e djeshme udhëheqësi i KOS, i’u refuzua hyrja në Kosovë përmes pikës së kalimit në Merdare.

Në reagimin e parë pas ndalimit të hyrjes në Kosovë, patriarku ka thënë se "do të jetë i vetëm në shtëpinë e tij në Kosovu e Metohi, si dhe se dera e banesës së tij për të është e kyçur".

Për këtë ka reaguar edhe Kisha Ortodokse Sërbe e cila përmes një deklarate e ka cilësuar veprimin e djeshëm të autoriteteve të Prishtinës, si absolutisht të pamenduar dhe shkelje e të drejtës së besimit human.