Pavkoviq: Ngjarjet në Kuvend konfirmojnë se Lista Sërbe nuk është aktor i dëshirueshëm politik në Kosovë

Miloš Pavković
Burim: Kosovo Online

Drejtori strategjik në Qendrën për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq, vlerësoi se refuzimi për të zgjedhur përfaqësuesin e Listës Sërbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës është "vetëm një në gamën e ngjarjeve" që konfirmojnë se Lista Sërbe nuk është partner dhe aktor politik i dëshirueshëm në Kosovë.

"Me refuzimin për të zgjedhur përfaqësuesin e Listës Sërbe për nënkryetar të Kuvendit, është vetëm një në serinë e ngjarjeve që në fakt konfirmon tezën se Lista Sërbe nuk është partner dhe aktor politik i dëshirueshëm në Kosovë", tha Pavkoviq për Kosovo Onlajn. 

Sipas fjalëve të tij, Lëvizja Vetëvendosja ka për synim që në vendin e nënkryetarit të Kuvendit, të zgjdëhë kandidatin "e përshtatshëm" nga radhët e komunitetit sërb, pra Nenad Rashiqin, zgjedhja e të cilit për deputet, thekson, ishte në pikpyetje. 

Pavkoviq kujton se Lista Sërbe akuzoi Rashiqin se në parlament hyri falë votave të shqiptarëve dhe njëkohësisht nuk mund të propozohet për nënkryetar sepse këtë të drejtë, sikurse zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, i përket partisë që fitoi më shumë vota.

"Duket se këtu është tentativë e Vetëvendosjes për të zgjedhur dikë që është më afër tyre. Nenad Rashiq ishte dhe ministër në qeverinë e mëparshme, ka bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Kjo padëshirueshmëri ndaj Listës Sërbe është arsyeja kryesore për këtë vendim për të mos zgjedhur Sllavko Simiqin dhe për të tentuar me zgjedhjen e Nenad Rashiqit,çka është e diskutueshme nga pozita e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe është e tërësisht e sigurt që Lista Sërbe do t’a ankimojë vendim të tillë nëse përfaqësuesi i LS nuk do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit", thotë Pavkoviq.

Ky i fundit shton se vështirë të parashikohet se sa mund t’a pengojë ankimi i paralajmëruar në Gjykatën Kushtetuese i Listës Sërbe, proçesin e zgjedhjes së Rashiqit.

"Çështja është se sa shpejt do të reagojë Gjykata Kushtetuese dhe nëse dikush tjetër do të zgjidhet ndërkohë. Këtu shikoj hapësirë për hile, sepse më duket se Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendim kaq të shpejtë, pra jo më shpejt sesa mund të zgjidhet potencialisht Nenad Rashiq apo dikush tjetër", beson ky analist.

Ai shton se Lista Sërbe "nuk është faktor politik i dëshirueshëm" prej shumë kohësh. 

"Lista Sërbe nuk është faktor politik i dëshirueshëm prej shumë kohësh. Nga ngjarjet në Banjskë, përmes tentativës për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe tani me sabotazhin e hapur të pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet vendore. Është mjaft e qartë që Lista Sërbe nuk është partner dhe parti që shikohet me sy të mirë në Kosovë dhe po bëhet gjithçka për t’a ndaluar atë", konkludon Pavkoviq.