Pavkoviq: Tre pyetje kryesore për Gjykatën Kushtetuese, në vendimet e hershme u pa se ndikon minimalisht gjendja në terren
Drejtori i Qendrës për Politikë Europiane nga Beogradi Millosh Pavkoviq thotë për Kosovo onlajn se për rastin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë, egzistojnë minimalisht tre pyetje të diskutueshme dhe pyetja kryesore për Gjykatën Kushtetuese është nëse ajo vendos se ka pasur lëvizje jokushtetuese, a është e mundur që të shkohet deri në rënien e Qeverisë dhe kthimin e këtyre proceseve në fillim. Ndonëse, kujton se ajo gjykatë në vendimet e mëparshme u pa se pati ndikim minimal të gjendjes në terren.
Sipas vlerësimeve të Pavkoviqit, Gjykata Kushtetuese si çështje të diskutueshme, duhej të zgjidhë dilemën për afatin kohor, pra nëse është shkelur apo jo afati 30 ditor pas përfundimit formal të zgjedhjeve për konstituimin e parlamentit.
"Pyetja e dytë ka lidhje me moszgjedhjen e nënkryetarit të pestë të parlamentit. Një nënkryetar nuk u zgjodh, ndërsa Kuvendi u konstituua dhe më pas u zgjodh Qeveria. Pra, tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse Kushtetuta është shkelur për këtë çështje. Ka pikëpamje të ndryshme. Fakti është se kandidati i një partie u tërhoq, se ajo nuk paraqiti kandidat të ri dhe pas saj u konstituua Parlamenti. Pyetja e tretë lidhet me zgjedhjen e Qeverisë, pra nëse parlamenti nuk u konstituua, në këtë rast a zerohet dhe zgjedhja e Qeverisë ? Të tre pyetjet, në rast të përgjigjes negative nga gjykata, mund të çojnë deri në rrëzimin e Qeverisë dhe kthimin e procesit në fillim", beson Pavkoviq.
Nëse gjykata vendos që Kuvendi nuk është konstituuar, ajo thotë se do të ishte më racionale të kthehej Kuvendi për të përfunduar procesin e konstituimit dhe sërish të zgjedhë Qeverinë.
"Nëse vendoset se është shkelur afati për konstituim, atëherë vendimi do të duhej të shkonte tek ajo që automatikisht të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Këto janë vendime të ndryshme që gjykata mund të marrë. Por fakti është se gjykata në vendimet e mëparshme, u pa se kjo ndikon minimalisht në situatën tek gjendja në terren, në kuptimin nëse shkohet deri në vendime ekstreme sikurse ripërsëritja e zgjedhjeve apo diçka e ngjashme”, kujton ai.
0 komentet