Pedagogët në Leposaviq: Heqja e dinarit a është shenjë se duhet të largohemi?

Leposavić
Burim: Kosovo Online

Para degës së Bankës Poshtanska shtedionica në Leposaviq, rreth pesëdhjetë mësues dhe punëtorë të institucioneve parashkollore u mblodhën për të vënë në dukje situatën gjithnjë e më të vështirë për tërheqjen e parave të fituara. Ata i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe të sigurojë jetë normale për serbët në këto zona, pasi për shkak të situatës aktuale dhe heqjes së dinarit, siç thonë për Kosovo online, ata janë në prag të ekzistencës.

Jasmina Saviq, ekonomiste në UP "Veselo detinjstvo" nga Leshaki, pyeti nëse kështu duket një shoqëri demokratike ku pensionistët nuk mund t'i tërheqin pensionet.

“Siç e dini, dikujt në Prishtinë i ka ardhur ideja, i ka funksionuar imagjinata, që të heqë dinarin dhe kështu të na pamundësohet realizimi i të drejtës elementare të jetës. Si mund t’i thuash një pensionisti që nuk mund ta realizojë pensionin dhe tërheq paratë që na janë paguar nga Republika e Serbisë dhe ka punuar dyzet vjet për të marrë pension, si mund të blejë një nënë qumësht për fëmijën e saj kur ne nuk kemi para këtu­­? Radhët janë të përditshme, ne nuk mund të ushtrojmë të drejtat themelore të njeriut”, tha Saviq.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe avokatëve të demokracisë që të vështrojnë dhe të shikojnë skajin e ekzistencës që jetojnë serbët në Kosovë.

“E gjithë kjo po ndodh në sy të plotë të komunitetit ndërkombëtar, prandaj ne u mblodhëm sot dhe duam të dërgojmë një apel, një mesazh dhe një thirrje për të gjithë zëdhënësit ndërkombëtarë që mbrojnë demokracinë në të gjitha vendet çdo ditë, a është kjo një pamje normale në Shekulli 21? Keshtu duket ajo shoqeria demokratike qe mbrojne ata. Ne po u dërgojmë një apel të gjithëve që të ndërmarrin hapa urgjent sepse fatkeqësisht po merren me jetën tonë dhe të reagojnë aty ku duhet zgjidhur problemi ynë sepse kjo lloj jete është e paimagjinueshme, sepse është e pamundur të jetosh kështu, si mund të jetojmë kur nuk kemi para? Radhet janë te perditshme, pensionistet, te moshuarit si te blejme ilace, nuk blejme dot qumeshtin, pajisim kopshtet dhe prandaj jemi mbledhur sot per te shprehur pakenaqesite tona dhe vuajtjet tona qe jane te perditshme dhe presionin e perditshem qe po ndodh ketu mbi popullin serb është kaq e paimagjinueshme dhe ne thjesht po pyesim se çfarë do të ndodhë më pas”, theksoi Saviq.

Biljana Blagojeviq, mësimdhënëse në NP “Bambi” nga Soçanica, thotë se gjendja është e padurueshme dhe pyeti nëse kjo është shenjë se duhet t'i mbledhin gjërat dhe të largohen nga vatrat tona.

“Çfarë mund të themi në situatën në të cilën jemi aktualisht, pas ndërprerjes së dinarëve dhe transaksioneve të pagesave, çfarë mund të presim këtu në Kosovë. Na e hoqën të drejtën themelore për të tërhijekur pagën që kemi marrë dhe çfarë duhet të presim pas kaq shumë. ca kemi kaluar qe nga viti 1999, cfare kemi perjetuar, qe tani ne shekullin e 21 nuk kemi te drejtat tona elementare, nuk kemi produktet tona, nuk kemi rroge, nuk kemi kemi dinarin tone, keshtu jetojme ne sot, prandaj jemi mbledhur ketu qe ti tregojme botes se si jetojme ketu, nuk kemi te drejten elementare te jetojme, po na detyrojnë që pleqt të semure, femijet kane mbetur pa te të drejtat elementare, e drejta e dinarit, e drejta e jetës, e drejta për të luajtur, prandaj kërkoj nga të gjithë në botë që të shikojnë situatën me të cilën po përballemi këtu dhe shpresoj në emër të të gjithëve që dikush të na qëndrojë pranë. Situata po bëhet e padurueshme dita-ditës, a duhet t'i paketojmë gjërat dhe t'i lëmë vatrat?” pyeti Blagojeviq.

Marijana Milunoviq, arsimtare në NP “Nasha Radost” nga Leposaviqi, shtoi se të gjithë janë prekur nga vendimi i Qeverisë së Kosovës.

“Qytetarët janë në një situatë shumë të palakmueshme, të gjithë jemi të detyruar të shkojmë në Rashkë të tërheqim paratë tona të fituara, gjë që kërkon kohë shtesë dhe shpenzime shtesë. Po ashtu, më të prekurit janë të moshuarit dhe të sëmurët, sepse është më e vështira për ta”, tha Millunoviq.