Lista serbe: Kurti në vend të dialogut kërkon ta zgjidhë problemin me militarizimin

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe ka vlerësuar sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “askush nuk do ta ndalë as në veri e as në jug”, dhe se vitin e ardhshëm do të punësojë edhe 500 policë dhe 600 pjesëtarë të FSK, është një kërcënim i dukshëm për serbët si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës.

“Përkundër thirrjeve të qarta të bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë përshkallëzimin e mëtejmë, dhe Prishtina të fillojë de-përshkallëzimin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Albin Kurti sot bëri një deklaratë se askush nuk do ta ndalojë atë, as në veri e as në në jug dhe që për këtë qëllim vitin e ardhshëm të punësohen edhe 500 policë dhe 600 pjesëtarë të FSK, që është një kërcënim i dukshëm për serbët në veri dhe në jug të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Siç u tha, formimi i formacioneve shtesë të armatosura njëkombëshe në këtë moment është reflektim i dëshirës së dukshme që në vend të dialogut, problemet të zgjidhen me militarizimin e kësaj zone dhe formacioneve të armatosura.

Shtohet se pesha e këtij kërcënimi është edhe më e madhe, sepse Kurti në periudhën paraprake ka deklaruar se gjysma e serbëve duhet të dëbohen dhe gjysma duhet të arrestohen, si dhe se serbët do të paguajnë dhe të vuajnë.

“Dhe pastaj serbët u rrahën, u arrestuan, u shtypën dhe bota i shikoi në heshtje. Prandaj u bëjmë thirrje aktorëve ndërkombëtarë që të ngrenë zërin dhe të parandalojnë planet e Kurtit, që do të nënkuptonin dëbimin e popullit serb nga vatrat e tyre shekullore dhe krijimi i shtetit policor në tentativë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.