Përfaqësuesit e Listës Sërbe me Zijaden për seancën e ardhshme të KS të KB për Kosovën
Përfaqësuesit e Listës Sërbe Dragisha Milloviq dhe Igor Simiq janë takuar sot me shefen e Unmik Karolin Zijade e me këtë rast kanë biseduar rreth seancës së ardhshme të KS të KB në të cilën do të paraqitet raporti gjashtëmujor i Unmik për situatën në Kosovë.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe janë shprehur për vazhdimësinë e dhunës institucionale ndaj sërbëve madje të miturve dhe fëmijëve të përkatësisë etnike sërbe e boshnjake të cilët së fundmi janë rrahur dhe privuar padrejtësisht nga liria nga ana e Policisë Kosovare.
Gjithashtu u vu në dukje dhe fakti i marrjes peng të një mandati të popullit sërb në Kuvendin e Prishtinës dhe dhurimi i këtij mandati prej rregjimit të Prishtinës Nenad Rashiqit nga ana e Vetvendosjes me në krye Albin Kurtin, bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.
Theksi është vënë dhe tek presionet që institucionet kosovare ushtrojnë ndaj sërbëve dhe se bizneset po bastisen pa arsye, sërbët po arrestohen për krime lufte pa prova ndërsa agresorët e sërbëve mbeten të pandëshkuar.
Zonjës Zijade i është thënë se Lista Sërbe i ofron mbështetje Unmik për punën që kryen në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB dhe kërkon që në raport të paraqitet situata reale në terren dhe vuajtjet e popullit sërb.
0 komentet