Petkoviq: Apeli i fundit ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Sërbët nuk do të durojnë më zullumet e Kurtit
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë se të gjithë dje kanë ndjekur sulmin e sinkronizuar të kryeministrit kosovar Albin Kurti ndaj sërbëve në veri dhe në jug të Ibrit.
“Ata në Prishtinë nuk pyesin për askënd, i’a behën në Hoçë të Madhe pasi pronari i Kantinës Petroviq nuk ka paguar tatimet dhe akcizën. Prej situatës së pandemisë, Petroviqët nuk e kanë shitur verën por e kanë ruajtur në bodrum. Ndonëse tentoi të mirëkuptohej me ta, nuk donin të merrnin në konsideratë arsyet por përkundrazi i konfiskuan 42,000 litra verë. Mënyra e veprimit ka qenë e vrazhdë, gati 25 lloje verërash e konfiskuan tek një cisternë" ka thënë Petkoviq.
Petkoviq i ftuar në programin e mëngjesit në TV Pink, ka shtuar se askush nuk mund të kuptojë cfarë po bën Kurti dhe shtoi se Beogradi ka informuar të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë për gjithçka, përfshirë edhe Miroslav Lajçak duke kërkuar që KFOR dhe EULEX të reagojnë dhe të mbrojnë popullin sërb. Petkoviq vlerëson se për gjithcka cfarë ndodhi është e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare e cila lejon Kurtin të ndërmarrë veprime të tilla ndaj popullit sërb.
“Kjo është thirrja e fundit për komunitetin ndërkombëtar, sepse populli nuk do të durojë dot më të vuajë mizorinë e Albin Kurtit”, tha Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se mesazhi karshi bashkësisë ndërkombëtare është “mos luani dhe mos u habisni kur të njiheni me vendimet e Serbisë”.
Ai shtoi se shumë gjëra mund të ndryshohen nëse Kurti vazhdon të keqtrajtojë popullin sërb dhe për këtë ka thënë se Sërbia do të shqyrtojë kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në territorin e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB.
"Ne dëshirojmë t'i përmbahemi të drejtës ndërkombëtare. Nëse KFOR dhe EULEX nuk janë në gjendje të mbrojnë popullin sërb dhe të lejojnë keqtrajtimin e tij, është dikush që e merr përsipër këtë gjë", tha Petkoviq.
Nëse do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe ndonjë seancë bisedimesh, Petkoviq tha se qasja e Beogradit gjithmonë ka qenë të bisedojë, por momentalisht shumë e diskutueshme për shkak të Kurtit.
“Së pari dikush duhet t’a kuptojnë Kurtin, i cili shkakton trazira përditë. Le të arsyetojë dikush atë fillimisht, pastaj të flasim, sepse ai nuk do marrëveshje, por varrosjen e Marrëveshjes së Brukselit” theksoi Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi ka theksuar se sulmi i Policisë së Kosovës në oborrin e kopshtit të fëmijëve në Leposaviq ka qenë një provokim i pastër.
“Ka qenë e qëllimshme pasi kërkojnë të shkaktojnë incidente dhe një krizë të re për të trembur popullin. Justifikimi ka qenë grabitja e një banke ku më vonë ka rezultuar se autovetura e cila ishte për këtë qëllim pasi ka dështuar, është nisur drejt jugut të Mitrovicës.
Ideja ishte inskenimi i një ngjarje me qëllim nisjen e veprimeve që pasuan mbrëmjen e djeshme” shpjegon Petkoviq.
Ky i fundit ka komentuar edhe mungesën e reagimit nga Rada Trajkoviq apo Nenad Rashiq.
“Rada dhe Rashiqi dje nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk e dënuan sulmin brutal ndaj popullit duarzbuluar dhe të gjithë skenën në Hoçën e Madhe mbrëmjen e djeshme, pra gjithcka që ndodhi nuk është temë për ta, sepse ata mbështesin Kurtin dhe vënë në jetë politikën e tij dhe gjithcka që ai po ndërmerr ndaj sërbëve të pambrojtur ashtu sikurse ngjarja e mbrëmjes së djeshme ku 300 deri në 350 policë marshuan në veri të Kosovës nga pjesa jugore”, tha Petkoviq.
komentet