Petkoviq: Arrestime brutale të sërbëve me urdhër të Kurtit, dëshiron të spastrojë etnikisht K&M
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se arrestimet brutale dhe pengmarrjet e sotme si në veri dhe në jug të Ibrit nga ana e efektivëve të policisë kosovare ushtrohen tërësisht me urdhër të Albin Kurtit i cili dëshiron dëbimin e sërbëve nga K&M.
"Ky është shembull i pastrimit etnik të K&M pasi gjithçka gjatë viteve të fundit, bëhet fjalë se Albin Kurti ka për qëllim të dëbojë popullin sërb prej vatrave shekullore. Kjo është në vazhdën e pastrimit etnik. Kurti është ai që dëshiron të shkaktojë luftë dhe ai para të gjitha presioneve nga bashkësia ndërkombëtare, duket se ka dikë mbështetje, mbi të gjitha ata që po flasin me dy anë, ndonëse Kurti është fajtor" ka thënë Petkoviq.
Kurti, thotë Petkoviq, vijon me sjelljen e tij të dhunshme.
“E dini mirë që në dy muajt e fundit sërbët fjalë për fjalë nuk kanë bërë asgjë. Askënd nuk kanë sulmuar, jetojnë jetën e tyre siç dinë dhe munden. Për çfarë janë këto arrestime? Përs çfarë kemi të tillë sjellje prej Albin Kurtit? Si ndihen sërbët në Prilluzhë, Mitrovicën e Kosovës dhe Zveçan kur shikojnë numër të madh formacionesh të policisë kosovare me armë tytëgjata të arrestojnë njerëz të pafajshëm, pensionista… Le të na thotë Perëndimi a mundet t’a frenojnë Kurtin, që t’a dimë se ku jemi” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit tha se Kurti me arrestimet e sotme të tre sërbëve në Kosovë, nisi realizimin e kërcënimeve të veta të thëna në Bruksel-që sërbët do të vuajnë e paguajnë.
“Arrestimet e sotme brutale të tre sërbëve nga ana e policisë së Rosu, është vazhdim i politikës së pastrimit etnik të Albin Kurtit ndaj sërbëve të K&M. Duket qartë se ai është hedhur në lëvizje për të realizuar kërcënimet që tha në Bruksel që sërbët do të vuajnë dhe paguajnë” ka thënë Petkoviq na konferencën për shtyp.
Ai përmendi se policia sot ka arrestuar brutalisht Ilija Ellezoviqin nga Mitrovica e Veriut, i moshuar, pacient me sëmundje të rëndë onkologjike duke e marrë atë për t’a çuar drejt Prishtinës. Më pas në Zveçan duke bllokuar mbarë vendin, arrestoi edhe Dragan Milloviqin baba i tre fëmijëve. Sot u arrestua dhe sërbi i tretë 73 vjeçari Zoran Kostiq, xhaxhai i kryetarit të organit komunal kalimtar të Vuçiternës. Sipas Petkoviq, të gjithë këta fjalë për fjalë janë marrë peng.
"Në marrjen dhe arrestimin e Kostiqit, asistuan edhe punonjësit e Elektrodistributorit prishtinas. Më thirrën, ai u’a hapi derën se gjoja do t’i kontrollonin sahatin. Dhe në këtë moment kur doli, erdhi xhipi me targa civile dhe tre policë ku fjalë për fjalë e qëlluan e më pas e morën në drejtim të Prishtinës” ka rrëfyer Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se po vijon aksioni i policisë kosovare në Kajkovë, ku policët janë ende të pranishëm në numër shumë të madh.
„Ndoshta me synimin që dhe aty të arrestojnë dikë“ konstaton Petkoviq.
Ky i fundit ka pyetur se përse gjithë kjo, ndodh pas raundit të fundit të dialogut në Bruksel dhe mundet që bashkësia ndërkombëtare të ndalë Albin Kurtin.
„Dikush u ka dhënë leje që të ngacmojnë sërbët, e kush është ky do të mësohet së shpejti” ka thënë Petkoviq.
Do të kërkojmë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit për situatën në K&M
Ai tha se rreth këtyre gjërave do të flasë dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të KB në Nju Jork. Petkoviq theksoi se me të ka folur në telefon dhe i ka thënë se do të mbajë edhe takime të tjera për të gjitha incidentet në Kosovë, ashtu sikurse derimë tani kemi biseduar me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë relevantë. “Kemi marrë urdhër prej presidentit Aleksandar Vuçiq që të lëvizim me të gjitha përgatitjet dhe procedurat për të thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB për situatën në K&M dhe synimet e Albin Kurtit për të pastruar etnikisht hapësirën e Kosovës dhe Metohisë ku populli sërb jeton në vatrat e veta shekullore” ka thënë Petkoviq.
I papranueshëm dhe i turpshëm kërcënimi i Sveçlës
Me rastin e mesazhit të ministrit të punëve të brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla se presidenti Vuçiq do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa informuar më parë dhe pa leje nga institucionet prishtinase, Petkoviq bëri të ditur se këto kërcënime janë të turpshme dhe të papranueshme.
"E turpshme dhe e papranueshme që dikush që udhëheq dialogun në nivel të lartë me të cilin duhet të dakordësohemi për normalizim, e kërcënoni me arrestim, ndërsa vetëm para disa muajve para kësaj i kërcënuan të birin me arrestim në K&M" ka thënë Petkoviq.
Sipas marrëveshjes, thotë Petkoviq, zyrtarëve të Sërbisë nuk u nevojitet leja e Kurtit për të hyrë në Kosovë, veçse të informojnë.
Por, tha ai, Prishtina dhe këtu ashtu sikurse në marrëveshjet e tjera, abuzon.
"Në vend që të sigurojnë veçse vëzhgimin, vizitës i vendosin bllokadë. Edhe mua shumë herë më është ndaluar ardhja në K&M, pa dhënë arsye. Veçse thonë-ndalohet hyrja në territorin e Kosovës" ka thënë Petkoviq.
Pyetjes se çfarë mund të presin sërbët e Kosovës, pra prej të cilit presin mbrojtje, Petkoviq ka bërë të ditur se ky është momenti i duhur kur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të qartë nëse munden të ndalin Albin Kurtin.
Kohë e kufizuar që Kurti të ndalet
“A mundet t’a bëjë këtë Kfor, Euleks apo kushdo tjetër në çfarëdolloj mënyre për të ndalur persekutimin e popullit sërb në K&M. Keni dialog të nivelit të lartë, dy deklarata Zhozef Borelli të cilën e dha në emër të 27 shteteve anëtare të BE ku veçanërisht i bëhet thirrje Kurtit të ndalë ngacmimet ndaj sërbëve dhe të shkojë në drejtim të de-eskalimit. Ndërsa ne sot kemi veçse situatë të ndezur” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit ka thënë se lufta e popullit sërb do të vazhdojë pavarësisht gjithçkaje.
Duke komentuar shpronësimet e paligjshme të cilat po ndodhin në Komunën e Lleposaviqit, Petkoviq thotë se janë përcjellë të gjitha letrat e nevojshme me prova drejt përfaqësuesve ndërkombëtarë.
“Me të gjithë bisedojmë, jo vetëm kur është fjala për këtë çështje, por edhe kur bëhet fjalë për tentativën për t’i marrë liçensën MTS për të nxjerrë jashtë sërbët nga godina në lagjen Boshnjake ku ndodhen institucionet sërbe apo dhe kur bëhet fjalë për ndalimin e mallrave sërbe. Këto janë të gjitha gjërat që i’a kemi paraqitur bashkësisë ndërkombëtare para të gjitha këtyre arrestimeve” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit përmbylli se Albin Kurti shkakton trazira dhe krizë të cilat kanë për qëllim shkaktimin e luftës.
“Përgjatë gjithë kohës ne bëjmë thirrje për paqe, jemi palë që dëshmon se është e përkushtuar për dialog dhe zgjidhje kompromisi. Do të bëjmë gjithçka që në kuptimin politik e diplomatik të ndalim Albin Kurtin. Na duhet të ruajmë paqen“ ka theksuar ai.
0 komentet