Petkoviq: BE nuk i shikon me dashamirësi tentativat e Prishtinës për të destabilizuar rajonin
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka reaguar sot ndaj indinjimit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për kërkesat e vendosura ndaj Prishtinës dhe ka theksuar se autoritetet kosovare, nuk mund të pranojnë që BE të mos t’i shikojë më të favorshme tentativat e tyre për të destabilizuar rajonin.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi, Petkoviq ka theksuar se ka kaluar koha kur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij, u lejoheshin të bënin gjithçka.
“Vajtimet e fundit të Vjosa Osmanit, konfirmojnë se udhëheqja ekstremiste në Prishtinë nuk është e gatshme të kuptojë se koha kur Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij u lejoheshin të bënin gjithçka, ka kaluar pakthyeshmërisht dhe se BE nuk i shikon me dashamirësi përpjekjet e tyre për të destabilizuar rajonin. Indinjata e Vjosa Osmanit për kërkesat e vendosura që i janë parashtruar Prishtinës është pjesërisht e kuptueshme, pasi sponsorët e të vetëshpallurës “Kosovë” në të kaluarën kanë qenë të gatshëm të tolerojnë çdo papërgjegjshmëri të udhëheqjes politike ekstremiste në Prishtinë, por bota po ndryshon, ashtu sikurse dhe rolet dhe rregullat e politikës në Ballkanin Perëndimor” ka thënë Petkoviq.
Në vend që në Prishtinë t’a kuptojnë këtë e të bëjnë gjithçka që situata në veri të Kosovës të de-eskalohet e të kthehet në gjendjen e mëparshme, e më pas të mundësohet formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, thekson Petkoviq, ata bëjnë të kundërtën e tani siç shton ai, jo vetëm që kërcënojnë sërbët dhe Sërbinë, por kërcënojnë edhe të gjithë të tjerët në rajon që i rezistojnë projektit shqiptaromadh të Kurtit.
“E ashtuquajtura Kosovë në të kaluarën, ishte fëmijë grindavec i Perëndimit, i cili i lejohej egërsimi, por ajo epokë ka mbaruar dhe është mirë që BE e kuptoi se toleranca ndaj Prishtinës shkoi shumë larg dhe mund të kishte pasoja të pakuptueshme e tragjike” ka thënë drejtori i Zyrës për K&M.
Ai thekson se Sërbia do të vazhdojë të punojë për stabilizimin e kushteve në rajon dhe "konsolidimin e paqes së atjeshme ku Kurti dëshiron konflikt".
“Sërbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë të punojë në mënyrë të sinqertë dhe të qëndrueshme për të stabilizuar situatën në rajon dhe për të konsoliduar paqen aty ku Kurti dëshiron për konflikte dhe për të hapur hapësirën për bashkëpunim dhe përparim aty ku Kurti dëshiron luftë dhe regres” tha Petkoviq.
0 komentet