Petkoviq: Dy dekada nga pandëshkueshmëria e krimit në Gorazhdevc, fëmijët sërbë viktima të ideologjisë së urrejtjes

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq përkujtoi sot se kanë kaluar 20 vite nga sulmi terrorist ku prej armëve automatike u vranë dy fëmijë sërbë dhe u plagosën rëndë katër të tjerë në Gorazhdevc dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos lejojë që ky krim të mbetet pa ndëshkim pasi gjetja dhe ndëshkimi i kriminelëve, do të ishte dhe tregues se egziston vullnet i mirë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë.

“Mbushen dy dekada zie dhe dhimbjeje për fëmijët e vrarë sërbë, por edhe dy dekada të kujtimit të shumëvuajtur të Metohisë sërbe e cila në kokat e shqiptarëve terroristëve dhe jo-njerëzorë, ishte viktimë e planit për shfarosjen e popullit sërb nga këto vise e cila u realizua pothuajse plotësisht. Pantelia dhe Ivani humbën jetën e tyre të re për shkak të ideologjisë së çmendur të urrejtjes, e cila ushtrohet ndaj gjithë popullit sërb në Kosovë e Metohi, kultures së saj, shpirtit, shkrimit dhe kohëzgjatjes së përgjithshme të vet” theksoi Petkoviq në deklaratë.

Veçanërisht shqetësues është fakti që kjo ideologji deri më sot, nuk është braktisur dhe se ka përkrahës politikë të shumtë, frymëzues dhe sponsorë në Prishtinë.

Gjithashtu, shton ai, është i pakuptueshëm fakti që ky krim monstruoz ka ndodhur para fytyrës së bashkësisë ndërkombëtare, pra pas ardhjes së misionit ndërkombëtar në Kosovë, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e jetëve njerëzore, ndëshkimin e krimeve dhe vendosjen e sundimit të ligjit.

Përkundër premtimit të përfaqësuesve të UNMIK që "të lëvizin çdo gur" për të gjetur vrasësit, kujton ai, rasti u mbyll në vitin 2010, sepse hetimi nuk dha asnjë rezultat.

“Si rregull kriminelët ndaj popullit sërb në K&M mbeten të pazbuluar, pa emër dhe të pandëshkuar. Mbyllja e hetimeve për vuajtjet e fëmijëve tanë dhe shumë bashkatdhetarëve të tjerë në Kosovë e Metohi, u bë mëkat kundër njerëzimit dhe bashkësia ndërkombëtare kapitulloi para ideologjive të urrejtjes dhe terrorizmit” theksoi Petkoviq.

Zyra për Kosovë dhe Metohi pret që përfaqësuesit ndërkombëtarë të mos i mbyllin veshët ndaj  vuajtjeve sërbe, të mos harrojnë këtë krim dhe të jetojnë me plagët e prindërve dhe të investojnë autoritetin e tyre për të gjetur autorët, sepse ky lloj krimi kurrë nuk i ikën koha.

Që ideologjia e urrejtjes ende po jeton, e tregojnë dhe ngjarjet e fundit në krahinë në të cilat viktimat kanë qenë fëmijët sërbë mes të cilëve një ditë para Krishtlindjes së këtij viti kur u qëlluan me armë zjarri Stefan dhe Millosh Stojanoviq nga Gotovusha, në Krishtlindje u rrah Stefan Tomiq nga Кllokoti, e më pas dy shqiptarë sulmuan me thikë Boban Gjuziqin, ndërsa efektivët e ROSU rrahën dy të rinj sërbë Gjorgjen dhe Llazarin në Jashanicë afër Lleposqviqit, si dhe Darën dhe Кristianin në fshatin Zhitkovac, sulmet ndaj sërbëve në Кosovë e Metohi përditë raportohen” bëhet e ditur në deklaratë.

Megjithatë, shton, përveç humbjeve tragjike dhe fatkeqësive të përditshme, sërbët mbijetojnë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në tokën e tyre dhe ruajtur varret e fëmijëve të tyre të vrarë, të ruajnë gjurmët sërbe, egzistencën dhe rrënjët e tyre në Metohi.

“Shteti i Sërbisë do të vazhdojë t’i mbështesë dhe ndihmojë për të qenë ashtu si deri më sot të pranishëm në jetët e tyre, me qëllim që ata që mbetën dhe mbijetuan të jetojnë më mirë dhe që e vërteta për krimet e kryera dhe të pandëshkuara, të shikojnë dritën e ditës. Gjetja dhe ndëshkimi i kriminelëve do të ishte gjithashtu tregues se egziston vullnet i mirë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë dhe se dialogu është i vetmi mjet për të zgjidhur të gjitha problemet në krahinë” ka bërë të ditur Petkoviq.

Në deklaratë kujtohet se më 13 gusht të vitit 2003 në sulmin me armë zjarri ndaj më shumë se 50 fëmijëve sërbë të cilët laheshin në lumin e Bistricës, u vranë Pantelija Dakiq 12 vjeç dhe Ivan Jovoviq 19 vjeç ndërsa u plagosën rëndë Gjorgje Ugrenoviq 20 vjeç, Bogdan Bukumiriq 14 vjeç, Marko Bogiqeviq 12 vjeç dhe Dragan Sërbljak 13 vjeç.