Departamenti i Shtetit: Dialogu e vetmja rrugë përpara, palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e BE-së është e vetmja rrugë përpara, thonë nga Departamenti i Shtetit për Kosovo online, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që janë në kundërshtim me normalizimin.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive në mes të dy vendeve. E ardhmja e të dy vendeve qëndron në institucionet evropiane", thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, i pyetur për të komentuar fjalimin e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin ai prezantoi një paketë masash lidhur me Kosovën.
Departamenti i Shtetit thekson se procesi me mbështetjen e BE-së është e vetmja rrugë përpara.
“Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i retorikës, veprimeve të pakoordinuara apo akteve legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë”, thuhet në përgjigjen.
0 komentet