Petkoviq: Duke barazuar policinë kosovare me UÇK, Kurti pranoi se qëllimi i tij është shfarosja e sërbëve

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se Albin Kurti ka speguar shumë duke thënë se policia kosovare është pasardhëse e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, dhe se vërtet “policia e Kurtit në veri të Kosovës e Metohisë përdori të njëjtat metoda të dhunës dhe frikësimit që u përdorën edhe nga UÇK-ja terroriste, sepse në shënjestër të terrorit të tyre në javët e fundit gjenden të gjithë-nga fëmijët e deri tek të moshuarit”.

“Tashmë madje dhe ata që vendosën t’i mbyllin sytë terrorit në veri të Kosovës e Metohisë, nuk mund të heshtin përballë kësaj njohjeje publike të politikës militante të Prishtinës. Dhe vërtet policia e Kurtit në veri të Kosovës e Metohisë, përdori metoda të njëjta dhune dhe frikësimi të cilat u përdorën edhe nga UÇK-ja terroriste, sepse në shënjestër të terrorit të tyre në javët e fundit gjenden të gjithë-nga fëmijët deri tek të moshuarit dhe njerëzit rrëmbehen, përmes armëve automatike sulmohen ndaj civilëve të pa-armatosur e një populli të tërë u mohohet e drejta për të egzistuar përmes mënyrës të pa maskuar fashiste” ka thënë Petkoviq.

Siç shtoi ky i fundit, “sponzorëve të huaj të Kurtit dhe klikave të tyre” me këtë rast u shtron pyetjen: çfarë hapësire mund të kemi për dialog dhe de-eskalim kur ai që është përgjegjës për situatën aktuale, jo vetëm nuk tregon aftësinë për të vepruar në mënyrë racionale dhe për t'u kthyer pas, por shpreh kërcënime të pa maskuara për mbijetesën fizike të sërbëve në K&M?

“Pasi identifikoi policinë e tij me një organizatë kriminale siç është UÇK e cila është përgjegjëse për vdekjen e mijëra civilëve, si sërbë ashtu dhe për persona që nuk mendojnë si ai dhe shqiptarë besnikë ndaj Sërbisë, Kurti përfundimisht hapi kartat e veta dhe pranoi se cili është qëllimi i tij-terrori dhe shfarosja. Kurti si skllav i komplekseve të veta, duke barazuar të ashtuquajturën polici kosovare dhe UÇK, ai de fakto u vendos në krye të paramilitarëve partiakë dhe ideologjikë dhe ëndrra e tij për t'u bërë shef lufte realizohet lehtësisht, vetëm se ëndrra e tij është makth për të gjithë banorët e arsyeshëm dhe paqedashës të Ballkanit. Kurti me deklaratën e tij të sotme gjithashtu ka konfirmuar të gjithë justifikimin e kërkesës së sërbëve në veri të Kosovës e Metohisë për tërheqjen e efektivëve të Policisë partiake prishtinase nga kjo zonë, sepse kemi marrë njohje publike se kjo nuk është ndonjë polici, por formacion kriminal”, tha Petkoviq.