Petkoviq: Policia kosovare sërish hyn në territorin e Sërbisë qëndrore

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë ka thënë sot se policia kosovare sërish ka hyrë në territorin e Sërbisë qëndrore në 500 metra thellësi nga linja administrative.

"Ata nuk kanë se çfarë të kërkojnë, duke hyrë me automjetin e tyre dhe të armatosur deri në dhëmbë" ka thënë Petkoviq.

Në konferencën për mediat është shfaqur një video në të cilën shihet siç tha Petkoviq, e ashtuquajtura policia kosovare e cila i’a beh në territorin e Sërbisë qëndrore.

“Kjo është dëshmi e pakundërshtueshme, e cila tregon se sa brutalisht Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla pra Prishtina, shkelin Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike. Ky është korpus delikti nga i cili shihet qartë se ata kanë hyrë në automjet të armatosur deri në dhëmbë”, tha Petkoviq.

Ky i fundit ka raportuar se sot zyrtarët policorë në Bujanovc, nga postblloku i Breznicës, kanë vërrejtur lëvizje me shpejtësi të autoveturës policore të Policisë Kosovare nga drejtimi i Karaçevës drejt fshatit Breznicë. Siç ka thënë ai, kjo autoveturë policore ka qenë në ndjekje të një furgoni të bardhë dhe kur ky i fundit është kthyer nga rruga në drejtim të fshatit, në pikën e kthesës, nga autovetura policore e Policisë Kosovare marka “Dacia”, me shënimin “Policia. 27202”, doli pasagjeri dhe vështroi se ku kishte shkuar furgoni.

“Në këtë moment, kur e ashtuquajtura Policia Kosovare i ndaloi, ata u pikasën nga Policia e Sërbisë dhe pjesëtarët tanë shkuan në drejtim të tyre me qëllim ndalimin në Sërbinë qëndrore. Kur policët e Kurtit e kanë parë se janë pikasur, pasagjeri është kthyer shpejt në autoveturë dhe janë nisur për në K&M, në drejtim të Karaçevës”, tha Petkoviq.

Ky i fundit pyeti se çfarë do të kishte ndodhur nëse policët sërbë nuk do t’a kishin vënë re autoveturën e policisë kosovare.

“Ata dukej se do të vazhdonin në drejtim të fshatit dhe do të shkelnin në territorin e Sërbisë qëndrore, ku nuk kanë çfarë të kërkojnë, ashtu siç nuk kishin çfarë kërkonin më 14 qershor kur ishin zbuluar në Sërbinë qëndrore, e vetëm atëherë u arrestuan pasi i’u gjetën pajisje dhe armë zjarri tytëgjata” shtoi Petkoviq.

Shefi i Zyrës për Kosovë e Metohi ka thënë se shoferi i furgonit është paraqitur në stacionin policor dhe ka deklaruar se pjesëtarët e policisë kosovare kanë filluar t’a ndiqnin pasi kishte targa të Bujanovcit pa letra ngjitëse.

“Ekspertët tanë mjekoligjorë janë në vendngjarje në mënyrë përpilimin e raportit zyrtar, ku do të shihet qartë se policia kosovare ka hyrë në territorin e Sërbisë qëndrore dhe kjo në 500 metra thellësi nga vija administrative. A është ky tani rrëmbim i policëve kosovarë ashtu sikurse Kurti gjatë gjithë kohës ka folur për pjesëtarët e të ashtuquajturës Policia Kosovare të cilët u kapën më 14 qershor në territorin e Rashkës, ndërsa këtu janë kapur në territorin e Komunës së Bujanovcit? Jo, sigurisht që nuk janë rrëmbyer, por ata vetë kanë hyrë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe në territorin e Sërbisë qëndrore kur kanë qenë si në një rast apo në tjetrin, i ka pikasur policia” tha Petkoviq.

Ky i fundit ka bërë të ditur se kjo video do t'u dërgohet përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t’a shikojnë qartë se është Prishtina dhe Albin Kurti po shkelin vazhdimisht marrëveshjet dhe po provokojnë.

Kurti tani nuk do të mundet, thekson Petkoviq, të thotë se pjesëtarët e policisë sërbe kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe arrestuan policët kosovarë aty, sepse videoja dëshmon se policët kosovarë, kanë kaluar vijën administrative dhe “shëtitën” në territorin e Sërbisë përmes automjetit policor.

"Kjo ju tregon vetëm të gjitha gënjeshtrat e Prishtinës dhe dëshmon qëllimin e tyre për të provokuar popullin sërb dhe Sërbinë. Kjo video e pjesëtarëve të policisë kosovare të armatosur deri në dhëmbë në këtë automjet, duhet të shihet edhe nga Alisha Karns e cila akuzon KOS dhe thotë se nuk e di se kush po kontrabandon armë”, thotë drejtori Zyrës për K&M.

Petkoviq ka thënë se Sërbia ka ofruar kryerjen e egzaminimit poligrafik të atyre që kanë arrestuar policët kosovarë më 14 qershor, për të përcaktuar qartë se ku janë arrestuar.

“Ja edhe një tjetër korpus delikt që policia kosovare i shkel të gjitha marrëveshjet” përfundon Petkoviq.