Petkoviq: Gjykata në Prishtinë për pesë ditë nuk iu përgjigj kërkesave të avokatit të Dejan Pantiqit
Burim: Print Screen
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka deklaroi se tashme për pesë ditë gjykata në Prishtinë nuk i është përgjigjur kërkesave të avokatit të të arrestuarit Dejan Pantiqit për t'i lejuar birit dhe gruas së tij ta shohin.
Petkoviq ka postuar në Twitter dhe ka kujtuar se e njëjta gjykatë, kur Pantiqit duhej të caktohej paraburgimi, e ka përfshirë pa vonesë me video link.
“Avokatët e Dejan Pantiqit, të punësuar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi, të premten sërish kërkuan nga gjykata në Prishtinë që të lejojë birit dhe gruas e tij ta dëgjojnë të paktën për një minutë. Në ditën e pestë, gjykata nuk u përgjigj. Dhe kur ishte e përshtatshme që gjykata e Kurtit të caktojë paraburgimin e Dejanit, e kanë përfshirë pa vonesë me video link”, tha Pertkoviq.
komentet