Petkoviq: Kurti urgjentisht të lirojë Pantiqin dhe të tërheqë forcat speciale me armët tytëgjata nga veriu
Barrikadat në veri të Kosovës dhe Metohisë për sërbët kanë domethënien e lirisë dhe kanë domethënien e rezistencës së tyre paqësore ndaj shkelësit të ligjit Albin Kurti dhe ekstremistëve shqiptaromëdhenj të cilët të vetmin qëllim kanë spastrimin etnik të Kosovës dhe Metohisë, thuhet në deklaratën e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq.
Në deklaratë më tej thuhet se "mirë do të ishte që Kurti të jetë në kordinim të plotë me veten e vet dhe menjëherë të lirojë Dejan Pantiqin, të tërheqë policinë speciale me armët tytëgjata prej veriut të Kosovës të cilët nuk mund të jenë më prezent, si dhe të pezullojë listën e arrestimeve dhe persekutimit të sërbëve".
"Por sigurisht dhe të përmbushë detyrimet që ka Prishtina në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Detyra e KFOR nuk është ashtu siç mendon Kurti për bashkërendim të veprimeve ndaj sërbëve me të, apo heqjen e barrikadave, por në përputhje me mandatin që ka, të garantojë sigurinë e sërbëve në Kosovë e Metohi. Kurti le të mos mendojë heqjen e barrikadave me dhunë, sepse ato fillimisht u vendosën si kundërpërgjigje ndaj dhunës dhe çdo veprim i mëtejshëm i dhunshëm nga ana e tij, do të shkaktonte provokimin e një përshkallëzimi që nuk mund të kontrollohej", ka thënë Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi ka theksuar se "ka ardhur koha që dhuna spirale e Kurtit të ndërpritet dhe Sërbëve në Kosovë dhe Metohi si grupi etnik më i rrezikuar në truallin e Evropës moderne, t’u mundësohet jeta në kushte normale pa kërcënim dhe frikë permanente prej dhunës dhe terrorit”.
0 komentet