Petkoviq: Hapja e urës shkelja e marrëveshjes nga dialogu dhe shuplakë për BE-në

petkovic
Burim: Kosovo Online

Hapja e kundërligjshme e urës së Kurtit është një lëvizje e re eskaluese që drejtpërdrejt minon paqen në veri të Kosovës, tha drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq.

Petkoviq theksoi se hapja e urës është shkelja e marrëveshjes të dialogut dhe shuplakë për BE-në.

„Prandaj Kurti zgjodhi ta hapë urën sot, kur në Beograd qëndron Peter Sorensen. Shembje brutale e dialogut“, shkroi Petkoviq në rrjetin social X.

Ura për qarkullim të automjeteve ndërmjet Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut u hap sot në mëngjes, ndërsa i pari që kaloi me veturë mbi urë ishte zëvendësministri i infrastrukturës në mandat teknik, Hisen Durmishi, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe ministri i punëve të brendshme në mandat teknik, Xhelal Sveçla.

Me rastin e hapjes së urës është deklaruar edhe Albin Kurti.

„U deshën më pak se dy muaj që mbi lumin Ibër të ngrihet ura e 36-të në Kosovë. Ura për qarkullim të automjeteve prej sot në orën 9 është e hapur për përdorim. Urime banorëve dhe qytetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut! Falënderime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën e dytë po vazhdojnë“, shkroi Kurti në Facebook.