Radojeviq: Manifestimet e mbajtura janë provokim, ndërsa fëmijëve tanë u ndalohet të stërviten në sallën e sporteve

Milan Radojević
Burim: Kosovo Online

Manifestimet që javëve të fundit janë organizuar nën patronatin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe biznesmenë shqiptarë nga jugu i Kosovës si sponsorë, kandidati i Listës Serbe për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, Millan Radojeviq, i sheh si instrument për ngritjen e tensioneve dhe thekson se ato nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit mes komuniteteve.

Të gjitha këto manifestime, Radojeviq në një deklaratë për Kosovo online i vlerëson si provokim dhe presion ndaj serbëve në Mitrovicën e Veriut.

„Organizimi i turneut të fundit të basketbollit në Sheshin e Vëllezërve Miliq, i cili iu kushtua vuajtjes së të rinjve serbë të pafajshëm në luftën e vitit 1999, është skandaloz dhe tregon se çfarë qëndrimi ka pushteti aktual jolegjitim komunal ndaj serbëve dhe viktimave serbe, si dhe ndaj të drejtës së serbëve për të ruajtur kulturën e kujtimit për të rënët e tyre“, thotë Radojeviq.

Ai thotë se nuk pret që kjo të ndalet, por përkundrazi, se do të vazhdojë teksa afrohen zgjedhjet lokale.

„Sa më shumë që kjo administratë i afrohet fundit dhe zgjedhjeve lokale, aq më shumë presim provokime nga ana e kryetarit, si dhe nga Prishtina dhe Albin Kurti, sepse shohim se vetë administrata lokale nuk ka kapacitete për organizime të tilla, por merr udhëzime direkte nga Prishtina. Dëshmi për këto pohime janë vizitat e shpeshta të ministrit të Punëve të Brendshme në mandat teknik, Xhelal Sveçla, si dhe ministrit të Vetëqeverisjes lokale dhe ministrave të tjerë në qeverinë teknike të Albin Kurtit“, thotë Radojeviq.

Ai tregon standarde të dyfishta, sepse në të njëjtën kohë klubeve serbe u ndalohet çdo lloj aktiviteti sportiv, por sipas tij, politika dhe sporti nuk duhet të përzihen.

"Ky është një tregues i llojit të bashkëpunimit që ata duan me serbët. Serbëve u ndalohet çdo lloj manifestimi. Fëmijët tanë janë të ndaluar të stërviten në sallën e sportëve. Është sport, nuk ka politikë, por shkuan deri aty sa u ndaluan fëmijët tanë, klubet tona të përdorin sallën e sportit. Ata ndaluan mbajtjen e çdo ngjarje kulturore me pretekstin se këto klube dhe organizata duhet të regjistrohen. Politika, kultura dhe sporti nuk duhet të përzihen. Për fat të keq, Prishtina e shkel këtë çdo ditë, dhe kur bëhet fjalë për disa organizata nga shqiptarët, ajo miratohet dhe përkrahet bujarisht, madje kanë mirëkuptimin e organizatave ndërkombëtare, por kur serbët duan të organizojnë manifestime të ngjashme, kjo gjithmonë shkelet, policia dërgohet për ta ndaluar dhe në një farë mënyre ta shtypë atë,”, përfundon Radojeviq.