Petkoviq: Hera e parë në Bruksel për hapat konkretë në formimin e BKS
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë sot në Bruksel në raundin e ri të negociatave në kuadër të dialogut rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë, se për herë të parë është biseduar rreth hapave më konkrete për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe harmonizimit të tekstit të deklaratës për personat e humbur.
"Kemi patur bisedime të gjata e të vështira ndonëse nuk kanë qenë të këndshme, e rëndësishme është që të bisedojmë sepse në këtë mënyrë ruajmë paqen, e mbi të gjitha, mbrojmë popullin në Kosovë e Metohi. E rëndësishme është të bisedojmë për normalizimin e marrëdhënieve sepse vetëm kështu mundemi të ruajmë stabilitetin në mbarë Ballkanin Perëndimor“ ka thënë Petkoviq gazetarëve.
Ky i fundit raportoi se konkretisht sot në nivel të negociatorëve kryesorë, është diskutuar sesi të vazhdohet me procesin e zbatimit dhe para së gjithash, atë të formimit të BKS sepse është detyrimi i parë që u dakordësua në Ohër.
“E besoni, pas kaq vitesh sot për herë të parë në kuadër të takimit tripalësh, kemi biseduar rreth hapave më konkretë për formimin e BKS. Saktësisht atë çfarë skuadra drejtuese duhet të bëjë në kuadër të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. U konfirmua qartë hapi i parë për formimin e BKS, u prezantua draft-statuti i përgatitur nga Skuadra Drejtuese në kuadër të dialogut të nivelit të lartë“ ka sqaruar Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se u konfirmua edhe tekst deklarata për personat e humbur ku do të zyrtarizohet gjatë takimit të nivelit të lartë.
Kjo është e rëndësihme mbi të gjitha për familjet e të gjithë atyre që rezultojnë të zhdukur, ka thënë Petkoviq.
„Dua të shtoj se ne kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha kushtet dhe nuk e kemi pranuar atë që përmendet në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse kemi marrë përsipër që të mos rrezikojmë interesat e shtetit të Sërbisë“ nënvizoi Petkoviq.
Ky i fundit tha se është biseduar edhe për energjinë ku është dakordësuar që këto bisedime të vijojnë me operatorët.
Ai ka nënvizuar se është folur edhe për targat, në lidhje me të cilat posaçërisht ka theksuar shkeljen e të gjitha marrëveshjeve nga Prishtina në lidhje me to dhe lirisë së lëvizjes, duke pasur parasysh se Prishtina po shkel edhe marrëveshjet e fundit të shtatorit 2021 dhe marrëveshjen e 23 nëntorit të vitit të kaluar.
“Ne dolëm edhe me propozime konstruktive. Prishtina hë për hë e ka refuzuar, por gjithsesi më e rëndësishmja është të insistojmë në paqe, të shikojmë sesi të bisedojmë dhe zgjidhim problemet në mënyrë paqësore. Çdo ndalim i njerëzve tanë, automjeteve apo autoambulancave nuk është një mënyrë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve. E rëndësishme është që ne të gjejmë zgjidhje dhe për këtë mendojmë mbi gjithçka për popullin sërb në K&M ku na duhet ta mbrojmë, e rëndësishme që në Bruksel të kujdesemi sesi t'i mbajmë ata të sigurtë, sepse e shikoni ku të gjithë jemi dëshmitarë të sulmeve të përditshme. Dhe këtu folëm hapur për të gjitha incidentet, sulmet dhe gjithçka që po bën Prishtina përmes hapave të njëanshme” ka theksuar ai.
Petkoviq ka thënë se është biseduar për mjaft çështje të rëndësishme si dhe për vazhdimin e bisedimeve sepse kjo është e vetmja mënyrë për përparim.
„Kemi treguar konstruktivitet, të respektojmë gjithçka ato çfarë kemi marrë përsipër dhe kur bëhet fjalë për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë dhe marrëveshjen e Ohrit, së bashku me vijat tona të kuqe të përcaktuara qartë kur bëhet fjalë për atë sesa larg mund të shkojmë në procesin e implementimit“ ka përmbyllur Petkoviq.
0 komentet