Petkoviq: Insistova që të ndalet urgjentisht persekutimi i Kurtit ndaj përfaqësuesve të Listës Sërbe
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq në takimin me të dërguarin special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel Peter Sorensen, mes të tjerash insistoi që të ndalet terrori dhe persekutimi politik ndaj përfaqësuesve sërbë, pra Listës Sërbe.
“Kryetari i Listës Sërbe zoti Ellek mori ftesë nga e ashtuquajtura Prokurori e Kosovës që të paraqitet në 10 qershor dhe kjo me gjasa për ato protestat e paqta dhe barrikadave. Aty i referohen një artikulli rreth kryerjes së një lloj terrorizmi, të njëjtën thirrje ka marrë dhe Igor Simiq dhe shumë sërbë të tjerë të shquar. Vura në dukje se ky është persekutim direkt ndaj përfaqësuesve politikë të popullit sërb në K&M nga ana e Albin Kurtit dhe sikurse kemi parë, Kurti në shumë mënyra duke nisur me tentimin e shuarjes së Listës Sërbe dhe filluar me zgjedhjet që janë pas nesh deri në shumë gjëra të tjera që po ndodhin” ka thënë Petkoviq pas takimit të sotëm me Sorensenin në Bruksel.
“I tillë terror duhet të ndalet, askund në Europë nuk egziston përplasje me kundërshtarë politikë ashtu sikurse bën Kurti. E përse? Sepse besimin më të madh populli sërb e ka tek Lista Sërbe. Kjo këtë e shqetëson Kurtin dhe ndaj në këtë mënyrë përplaset me përfaqësuesit e Listës Sërbe”, shtoi Petkoviq.
0 komentet