Petkoviq: Dështoi edhe një tjetër tentativë për sulm ndaj Beogradit nga ana e Bislimit
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është shprehur se ai dhe skuadra e tij, është drejt rrugës për në Bruksel ku nesër do të bisedojë me të dërguarin special të BE për dialog Peter Sorensen.
Petkoviq theksoi se dështoi edhe një tentativë tjetër e Besnik Bislimit që të sulmonte Beogradin me pretendimet se takimi tripalësh nuk u mbajt sot pasi ekipi sërb mbërriti me vonësë në Bruksel.
“Ekipi im dhe unë jemi duke shkuar në Bruksel ku nesër kemi takime të parashikuara që përgatisin negociatat tripalëshe ku dhe prej BE është njoftuar po sot. Tentativa tjetër e Bislimit për të sulmuar Beogradin dështoi. Pala sërbe përherë është e pranishme në dialog”, ka shkruar Petkoviq .
Ky i fundit u shpreh se nuk do të lejojë që Prishtina të çelë tema të cilat nuk kanë vend në dialog.
“Dimë çfarë mund të jenë temat e dialogut, sikurse dimë që nuk do të lejojmë Prishtinën që të abuzojë me mekanizmin e dialogut për të hapur tema të cilat absolutisht nuk kanë vend tek dialogu” ka thënë Petkoviq pas deklaratës së Bislimit se në bisedë me Seronsenin “mes shumë temave”, është përmendur dhe gjendja e shqiptarëve në “Luginën e Preshevës”.
Dhe i dërguari special i BE për dialog Peter Sorensen sot pas takimit me Bislimin u shpreh se sot kishte ftuar kryenegociatorin kosovar në përgatitje për dialogun trepalësh në Bruksel.
“Planifikoj që së shpejti të jem mikpritës i takimit tripalësh” ka shkruar Sorensen.
0 komentet