Petkoviq kërkon prej BE dhe Pesëshes presion konkret për rastin e ndalimit të çertifikimit të Listës Sërbe
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq i është drejtuar sot me anë të letrës ndërmjetësit të BE në dialog Peter Sorensenit dhe ambasadorëve të vendeve të Pesëshes, për rastin e tentativës së fundit antiligjore sikurse tha, të Albin Kurtit që të ndalojë Listën Sërbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, transmeton RTV. Petkoviq ka thënë se është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të dënojë dhe shndërrojë në presione konkrete sesi t’i mundësohet Listës Sërbe pjesmarrja në zgjedhjet e ardhshme.
“Kjo sjellje tashmë e njohur e të ashtuquajturës KQZ, përfaqëson jo vetëm sulm drastik ndaj të drejtave themelore demokratike të popullit sërb, por edhe ndërhyrje e hapur në vetë thelbin e demokracisë dhe procesit zgjedhor. Vendimi u mor pa asnjë bazë ligjore, vetëm me vullnetin e anëtarëve të afërt me lëvizjen ekstremiste në pushtet të Albin Kurtit, dhe përfaqëson vazhdimin e një sërë lëvizjesh të njëanshme, të pakoordinuara dhe eskaluese të regjimit të Prishtinës që synojnë dëbimin sistematik dhe heqjen e të drejtës së votës nga ana politike të sërbëve”, theksoi Petkoviq në letër, transmeton Tanjug.
Ai theksoi se "vendimi është diktat politik dhe jo masë ligjore", çka konfirmohet nga fakte të shumta, duke përfshirë dhe atë të Zyrës për Akreditimin e Partive Politike që rekomandoi çertifikimin e Listës Sërbe, pasi të gjithë kandidatët kaluan kontrollet e përcaktuara, madje dhe Ministria e Punëve të Brendshme në krye të së cilës është Xhelal Sveçla nuk gjeti dhe as paraqiti ndonjë arsye të vetme kundër pjesëmarrjes së kandidatëve të Listës Sërbe në zgjedhje, si dhe se Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe institucione të tjera nuk identifikuan asnjë pengesë ligjore për çertifikimin e Listës Sërbe.
Petkoviq vlerëson se sulmi më i fundit është "pjesë e persekutimit të gjerë të sërbëve dhe përfaqësuesve të tyre politik", sepse ka procedura të inskenuara kundër sërbëve dhe përfaqësuesve më të dukshëm të Listës Sërbe dhe ata janë të ekspozuar ndaj presionit dhe dhunës së vazhdueshme.
“Duket se regjimi i Kurtit përpiqet të pamundësojë pjesëmarrjen e Listës Sërbe në zgjedhje me qëllim që në katër komuna me shumicë sërbe në veri të K&M të mbajë paligjshmërisht kryekomunarët e tyre dhe t’u garantojë mandate aleatëve të tij politikë që t’i fitojnë nga komuniteti sërb pa mbështetjen reale të popullit”, paralajmëroi drejtori i Zyrës për K&M.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dje mori vendim për të mos çertifikuar pjesëmarrjen e Listës Sërbe në zgjedhjet vendore të 12 tetorit.
Lista Sërbe ka dorrëzuar sot ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime për këtë vendim ndërsa diçka më herët kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek në konferencë për mediat theksoi se KQZ me refuzimin që i bëri çertifikimit të kandidatëve të listës së saj, solli vendim diskriminues dhe antiligjor.
0 komentet