Vuçiq: Presim hapjen forcërisht të urës mbi Ibër

Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se pret provokime të reja në Kosovë dhe se autoritetet kosovare po përgatiten që më 14 apo 15 gusht të çelin forcërisht urën mbi Ibër.

"Ndërkohë që agjenturat e huaja do të tentojnë të imponojnë disa liderë të rinj sërbë të cilët do t’i ndihmojnë që t'i portretizojë si inkurajues edhe pse nuk janë ndërsa në fakt do të tentojnë t'i ndajnë nga Beogradi, dhe të thonë se për t’a Beogradi nuk ka nevojë dhe se me Kurtin pajtohen se si dhe në çfarë mënyre t’i shërbejnë ndërkohë që në fakt punojnë për interesa të huaja. Menjëherë do t’ju thonë se kjo nuk do të kalojë”, tha Vuçiq.

Ky i fundit shprehu shpresën se KFOR do të reagojë dhe do të pengojë hapjen e urës.

“Ftoj që Kfor të reagojë dhe të mos lejojë çeljen njëanshmërisht të urës pasi ne kemi respekt për të dhe besojmë se duhet të bëjë punën e vet”, theksoi Vuçiq.

Ky i fundit duke komentuar protestën që u mbajt mbrëmë në Beograd kundër shfrytëzimit të litiumit, tha se për të është shumë e qartë se kryeministri kosovar Albin Kurti dhe mediat prishtinase duan që Sërbia të jetë keq por nuk i kupton ato të cilët po angazhohen për shkatërrimin e ekonomisë në Sërbi.

Tubimi thekson ai, u zhvillua në atmosferë demokratike, e cila, sipas tij, është në përputhje me një shtet demokratik.

Por theksoi se gjithçka që pasoi pas tubimit me bllokimin e trafikut dhe stacionit hekurudhor është tërësisht në kundërshtim më të gjitha të drejtat e demokracisë.

“Kush janë këta njerëz që dëshirojnë që ekonomia jonë të shkatërrohet. Kuptoj ata nga rajoni dhe kuptoj dhe kënaqësinë në Prishtinë për tubimin e mbrëmjes së djeshme. Kuptoj dhe transmetimet direkte të mediave të Kurtit. Kuptoj dhe magjepsjen, gëzimin dhe kërcënimet. Unë kuptoj dëshirën e tyre që Sërbia të jetë keq, nuk kam asnjë problem. Mendoj se çdo njeri kur lexon dhe dëgjon se çfarë flitet në Prishtinë, Zagreb, Sarajevë, Podgoricë është tërësisht e qartë se në cilën anë duhet të jenë. Nuk e kuptova përse njerëzit që jetojnë këtu do të dëshironin të shkatërrojnë ekonominë e Sërbisë” vlerëson Vuçiq.

Zgjidhje me bisedime

Vuçiq theksoi se disa herë të gjithë përfaqësuesit e opozitës janë thirrur për bisedime për litiumin, por askush nuk dëshiroi të bisedonte.

Ai theksoi se ende nuk ka filluar shfrytëzimi dhe nxjerrja e litiumit dhe se për gjithçka do të bisedojë me banorët e Loznicës, Shashçës dhe të gjitha pjesëve të Sërbisë ku është e domosdoshme.

“Mendonin se me bisedime është kërcënim... dhe zgjidhja është gjithmonë me bisedime. Mos e zgjidhni me rrahje dhe mërgim. Më vjen keq që nuk dëshironin të bisedonin. Do të shkoj në çdo vend për të biseduar me njerëzit. Nuk do të bëj mitingje të mëdha, për të treguar se sa njerëz mund të mbledh... Jo. Do të shkoj të bisedoj me njerëz të zakonshëm për frikën e tyre që egziston” ka thënë Vuçiq.