Petkoviq: Kurti kërkon të jetë zot i jetës dhe vdekjes

Petar Petković
Burim: Print Screen

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq, ka thënë se vendosja në gatishmëri maksimale e Ushtrisë së Sërbisë dhe njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve për luftë dhe për sulm të mundshëm të Prishtinës në veri të Kosovës, transmeton RTS.

Petkoviq ka thënë se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq vendosi në gatishmëri maksimale Ushtrinë deri në përdorimin e forcës përfshirë dhe përdorimin e armëve, si dhe gatishmërinë në nivelin më të lartë të njësive të MPB.

"Kjo është përgjigja jonë ndaj akteve kërcënuese për luftë nga ana e Prishtinës dhe ajo çfarë kërkon të bëjë për të sulmuar veriun e Kosovës. Duke qenë se Prishtina ka ngritur nivelin më të lartë gatishmërinë ushtarake të Forcave të Sigurisë, duke i përgatitur njësitë me armët tytëgjata, me blinda për të sulmuar popullin sërb në veri të Kosovës me këtë rast sulm ndaj grave, të moshuarve, ndaj fëmijëve, burrave, njerëzit tanë përmes barrikadave mbrojnë vetëm të drejtën e jetës së tyre të zbrazët", ka thënë Petkoviq.

Sipas tij kjo do të shkojë deri në djegien e thonjve.

"Po bëjmë me të vërtetë gjithçka që të ruajmë paqen dhe këtë, në radhë të parë e bën presidenti Vuçiq. Askush nuk ka folur më shumë për paqen dhe stabilitetin sa presidenti Vuçiq. Kur flasim për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, keni Albin Kurtin i cili deklaroi se heqja e barrikadave është çështje ditësh duke kërcënuar direkt me vrasje të sërbëve që qëndrojnë në to. Ai dëshiron të krijojë narrativë të re që sulmi në veriun e Kosovës dhe Metohisë kryhet për çlirimin e veriut nga disa kriminelë dhe këta kriminelë janë nënat, mjekët, profesorët, studentët tanë... Ky popull po mbron të drejtën e vet për të qëndruar në Kosovë dhe Metohi. E patë tubimin madhështor në Rudare ku ishin të pranishëm më shumë se 10.000 sërbë. Zërin e tyre ska kush t’a dëgjojë në Europë për të drejtat e tyre të privuara, pasi BKS ende nuk është formuar prej më shumë se 10 vitesh, sepse atyre u mohohet e drejta e votës, u ndalohet vaksinimi. Për të mos folur për bastisjet e ROSU që kanë qenë të përmuajshme së fundmi.

E di planin operativ të Prishtinës

Po vë në dukje se shërbimet sërbe e kryejnë me serioitet punën e vet dhe janë në dijeni të çdo hapi dhe planeve operacionale që Prishtina ndërmerr.

"Persekutim dhe “Stuhi” nuk do të ndodhë kurrë më. Këtë e ka deklaruar shumë herë presidenti Vuçiq. E rëndësishme është që populli ynë e di se pas vetes ka shtetin e Sërbisë i cili është i gatshëm të mbrojë jetën e njerëzve tanë dhe për të cilën askush nuk duhet të brengoset. Thonë se në Prishtinë liria e lëvizjes është e kërcënuar. Na thoni kujt shqiptari i është kërcënuar liria e lëvizjes", pyet Petkoviq.

BE ashtu sikurse ka hallin e barrikadave, duhet të bëjë gjithçka që Prishtina të tërhiqet nga vendime të çmedura për të sulmuar veriun e Kosovës.

"Ajo duhet ta detyronte Prishtinën të formonte BKS dhe jo të prisnim dhjetë vjet", thotë Petkoviq.

Ky i fundit thekson se është e tmerrshme që kreut të Kishës Ortodokse Sërbe i ndalohet hyrja në Kosovë. Ndodh për herë të parë në histori që një patriarku i ndalohet të shkojë në Patriarkanën e Pejës.

“Patriarku është njeri i paqes, që predikon dashurinë. Si ka mundësi që Kurti i’a ka ndaluar patriarkut sërb hyrjen në territorin e Kosovës dhe Metohisë, ndonëse vizita ishte paralajmëruar në kohë përmes të gjitha procedurave. Prej Prishtinës u dha një spegim i turpshëm pasi arsyeja e ndalimit, ishin barrikadat e vendosura nga populli sërb. Albin Kurti kërkonte ndryshimin e kanuneve shekullore, sikur është zot i jetës dhe vdekjes” theksohet nga Petkoviq.

Ky i fundit tregon se Krishtlindja katolike ishte një mënyrë për të mbrojtur popullin sërb në Kosovë, për t'i plotësuar të gjitha kërkesat e tyre si kusht që ata të tërhiqen nga barrikadat.

"Më mirë të negociosh një mijë ditë sesa të luftosh në një ditë të vetme. Ne nuk e dëshirojmë këtë, nuk e do këtë gjë populli sërb. Ai që dëshiron të sulmojë popullin sërb të paarmatosur, është Albin Kurti, i cili vendos ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake. Askush nuk kërkon të vështrojë anës e anës. Sot në krye të shtetit është presidenti Vuçiq i cili di si të mbrojë popullin tonë në Kosovë e Metohi", ka theksuar Petkoviq.

Kërcënimet vijnë nga Prishtina

Thuhet se Sërbia është e gatshme të mbrojë paqen dhe stabilitetin, por njëkohësisht edhe t’i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga Prishtina.

"Barrikadat përfaqësojnë mjetin demokratik dhe paqësor të popullit tonë për të shprehur pakënaqësinë e tij, pasi përditë përjetojnë terrorin dhe mizorinë e Albin Kurtit”, thekson Petkoviq.

Sipas tij, fakti që nivei i gatishmërisë ushtarake është i lartë, kjo nënkupton përgjegjësinë e plotë të shtetit dhe qeverisë ndaj popullit dhe të ardhmes së vendit.

"Ne nuk do të lejojmë të ndodhë persekutimi ndaj popullit tonë. Gjatë gjithë kohës kemi bërë gjithçka për të ruajtur paqen, për të zhvilluar vendin tonë, ekonominë, çelur fabrika të reja, rritur pagat dhe pensionet. Kemi kërkuar mënyra për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën ndonëse kjo e fundit nuk pranonte bisedime. Do të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tone dhe për këtë nuk ka dorëzim” ka përfunduar Petkoviq.