Petkoviq: Kurti nuk do ta formojë kurrë BKS, sot u konfirmua për herë të njëqindtë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, thotë se Albin Kurti e shkaktoi konfliktin në veri për shkak se nuk dëshiron të formojë BKS dhe po përdor metoda fashiste në përpjekje për dehumanizimin e popullit serb.

Kështu ka reaguar Petkoviq ndaj deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimosa Kusari Lila, e cila ka thënë se “Kosova nuk do ta shqyrtojë asnjëherë propozimin e Ekipit drejtues të shkarkuar”.

“Sa herë i kemi vënë në dukje Miroslav Lajçakut, të dërguarit të BE-së për dialog, se Kurti nuk do ta formojë kurrë BKS. Dhe sot në Prishtinë për here të njëqindtë e konfirmuan këtë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.