Petkoviq: Kurti përditë kërkon rast të ri për incidente dhe provokime
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq vlerëson se për rastin e arrestimit të të riut në Dragash që mbante bluzën me mbishkrimin “Kosova e Metohia“, kryeministri kosovar në qeverinë teknike kalimtare Albin Kurti, përditë kërkon rast për incidente ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.
Petkoviq përmes platformës “X“ ka theksuar se kjo për Prishtinën është shembull tolerance dhe bashkëjetese kur ekstremistët shqiptarë shkruajnë në shtëpitë sërbe dhe shkolla mbishkrime UÇK.
“Kur ekstremistët shqiptarë shkruajnë nëpër shtëpitë dhe shkollat sërbe mbishkrime të organizatës terroriste UÇK, kjo për Prishtinën është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës, ndërsa kur i riu ietnisë gorane merr bluzën me mbishkrimin legjitim Kosova e Metohia na alfabetin cirilik, ndaj tij ushtrohet ndëshkim”, ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se përditë kërkohet rast i ri për incidente dhe provokime ndaj atyre që nuk mendojnë si ai “duke treguar fytyrën e vet shoviniste e tiranike në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila është vëzhguese e heshtur e incidenteve të tilla".
0 komentet