Petkoviq: Panik i pritshëm i Prishtinës si pasojë e vizitës së Vuçiqit në Moskë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Në lidhje me deklaratën e këshilltarit të presidentes kosovare Bekim Kupina se vizita e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë është “këmbanë alarmi”, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, konstaton se është i pritshëm paniku që ka shfaqur Prishtina.

“I pritshëm paniku në Prishtinë si pasojë e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë. Më kot me paaftësinë e tyre për të formuar qeveri në Prishtinë, maskojnë sulme ndaj Presidentit të Sërbisë” ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X“. 

Sikurse shtoi, Prishtina është e pasuksesshme në të dy këto fusha, ndërsa në njërën është  “e mirë” në rritjen e tensioneve dhe zjarrvënien e konflikteve.

Këshilltari i presidentes kosovare Bekim Kupina tha se vizita e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë, ku do të marrë pjesë në përvjetorin e Ditës ndaj Fashizmit, “tingëllon për alarm tek të gjithë përfaqësuesit europianë të cilët e kanë mbështetur“, dhe kjo konfirmon jo vetëm “afërsinë ideologjike të Vuçiqit me regjimin agresiv dhe autokrat” si ai i Putinit por dhe orjentimin e Sërbisë kundër parimeve dhe vlerave europiane.