Petkoviq: Kurti posaçërisht gënjen kur i drejtohet publikut perëndimor

Petar Petković
Burim: Prt. Scr.

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi ka mohuar pretendimet e Albin Kurtit për gazetën holandeze NRC, të cilat i referohen barrikadave në veri të Kosovës, kërcënimeve të pretenduara nga Serbia dhe zbatimit të marrëveshjes energjetike.

"Albin Kurti gënjen si qen, sidomos kur i drejtohet publikut perëndimor. Gënjeshtra e parë: njerëz me uniforma ruse u sollën në barrikada me autobus nga Serbia. Përgjigje: Vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak janë mbyllur nga Policia e Kosovës në ditën e parë të barrikadave dhe rrugët janë bllokuar. I vetmi vendkalim ku mund të kalonin autobusët është Merdare, e cila ndodhet në jug të Ibrit. Kjo do të thotë ose ata autobusët që  nuk ekzistojnë i ka lëshuar Kurti, ose Kurti gënjen si qen. Do të jetë kjo i fundit! Përveç kësaj, pse Kurti nuk tregon prova, nuk mundet, sepse nuk e ka, sepse as që ekzistojnë”, tha Petkoviq.

Ai ka thënë se marrëveshjen për heqjen e barrikadave dhe ruajtjen e paqes e kanë sjellë presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe populli serb në veri.

“Pra edhe një herë ranë të gjitha gënjeshtrat e Kurtit se Beogradi dëshiron të sulmojë Kosovën vitin e fundit. Pra, si do të sulmonte Beogradi, kur Vuçiq ruante paqen. Kurti ishte ai që sulmoi gjatë gjithë kohës, duke e dërguar ROSU në veri. Gënjeshtra e dytë: Po të mos ishte NATO në Kosovë, shqiptarët do të ishin masakruar. Përgjigje: I vetmi komb që sulmohet, persekutohet dhe vritet nga Prishtina është populli serb në Kosovë. Dhe ajo vuajtje nuk ka ndodhur vetëm gjatë luftës, por edhe pas, kur KFOR-i dhe NATO ishin të pranishëm në Kosovë e Metohi”, thuhet në deklaratë.

Përpjekja e fundit për një vrasje të tillë, ka thënë Petkoviq, ka ndodhur në Ditën e Buzmit, kur një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës qëlloi fëmijën Stefan dhe të riun Milloshin teksa mbanin buzmit.

"Gënjeshtra e tretë: Se ekonomikisht Prishtina po derdh gjak për shkak të mospagesës së rrymës në veri. Përgjigje: Marrëveshja për energjinë është arritur me insistimin e Beogradit. Që të funksionalizohet licenca e Elektrosever-it, Prishtina duhet të përmbushë obligimet, ku përfshihet edhe marrëveshja për shërbimet e distribucionit. Ende nuk ka ajo përgjigje. Dhe së fundi, nëse Kurti do të kujdesej vërtet për zbatimin e udhërrëfyesit, nuk do të kishte krijuar gjendje lufte në veri, nuk do të kishte ndërtuar baza dhe rrezikonte jetët e njerëzve. Kur dikush dëshiron ta zbatojë marrëveshjen, krijon kushtet për të, dhe nuk dërgon ROSU-n për të pushtuar veriun”, tha Petkoviq.