Vuçiq: Kurti me dëshpërim përpiqet ta portretizojë veten si viktimë

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se “kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufiri i NATO-s dhe Rusisë” është një tjetër mesazh i dëshpëruar politik me të cilën Kurti tenton të paraqitet veten si viktimë, dhe tha se Serbia ka kufijtë e saj, të përcaktuar me të drejtën ndërkombëtar.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Kurtit për të përditshmen vjeneze "Prese", Vuçiq tha se nuk e dinte që Kosova është anëtarësuar në NATO.

“Serbia ka kufijtë e saj, as rusët dhe as kufijtë e NATO-s, por të vetat, të vendosur nga Karta e OKB-së dhe Rezoluta 12 44. Pra - thuaj çfarë të duash dhe si të duash, përpiqu të na vendosësh diku ku nuk jemi dhe vendose veten aty ku nuk je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenarë, Serbinë. Dhe, kufijtë nuk i përcaktoni ju, por e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se ky është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike në të cilat Kurti përpiqet të prezantohet si viktimë, ose Zellenski i ri, dhe atë (Vuçiq) si një Putin i vogël.

“Nuk jam i shqetësuar, kam ndëgjuar marrëzi sa të duash për gati një vjet. Është e imja ta udhëheq Serbinë, si një vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po e bëjmë këtë”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse është më optimist pas bisedës me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Sholle, ose më pak pesimist për presionet ndaj Serbisë, Vuçiq tha se ai është një njeri realist dhe jo optimist.

"Nuk e di se çfarë lloj përrallash do të tregoja ... Është një situatë e vështirë për ne, pothuajse të gjitha fuqitë e mëdha e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mos prisni që të vijë ndonjë gjë e veshur me sheqer. Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur dhe domethënëse me Sholle. Ai tregoi respekt për Serbinë, ashtu siç kemi për të. Për çështjen e Kosovës kemi dallime”, ka shpjeguar Vuçiq.
Mbi deklaratën e Eduard Jozephit se “Vuçiq mashtroi NATO-n, BE-në, por edhe serbët në Kosovë”, Vuçiq, me deklaratën ironike “se është magjistar”, deklaroi se kishte gabuar që si president i Serbisë, e përmendi fare atë njeri.

"Ai drejton ndjekjen, sepse ai ka frikë dhe nuk është i sigurt a e di une atë që ai mendon se mund të di për të. Dhe, atë që mund ta di, nuk mendoj ta sjell në publik. I uroj gjithë të mirat, e di çfarë është për publikun dhe çfarë jo”, tha Vuçiq dhe shtoi se Jozeph “ka bërë shumë gjëra interesante në këtë rajon”.