Petkoviq: Lajçak po e zhvendos marrëveshjen për urën jashtë dialogut, shkelja e parimeve ka tejkaluar çdo masë
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, pyeti se çfarë ka ndryshuar në qëndrimin e të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, në lidhje me urën mbi Ibër nga gushti e deri më sot, duke kujtuar se BE-ja tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut, dhe sot dëgjojmë nga Lajçaku se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Petkoviq përmes platformës “X” ka pyetur se pse Lajçaku po e zhvendos tani marrëveshjen për urën nga dialogu, dhe deri dje, kujton ai, këtë çështje e shpallte si temë kryesore të diskutimit në Bruksel.
“Çfarë ka ndryshuar në qëndrimin e Lajçakut për urën nga gushti e deri më sot? BE tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut, siç tregon edhe postimi i Lajçakut në shtojcë. Sot dëgjojmë nga ai se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha Petkoviq.
Petkoviq theksoi se kjo shkelje e parimeve i ka tejkaluar të gjitha masat.
“Serbët të cilët janë vitalisht të interesuar për statusin e urës mbi Ibër dhe Beogradi, i cili është palë në negociatat për urën, është përjashtuar në mënyrë të njëanshme, dhe Prishtina dhe Quint-i përfshihen në vendosjen për urën. Kjo shkelje e parimeve i tejkaloi të gjitha masat. Dhe pastaj pyesni veten pse nuk ka përparim në dialog”, ka përfunduar Petkoviq.
0 komentet