Petkoviq me Makovec: Prishtina të bëjë hapa konkrete pas drejt de-eskalimit
Burim: Facebook
Drejtori i Zyrës për Кosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ndihmës drejtorin e Shërbimit Europian për politikë të jashtme Mark Makovec me të cilin ka biseduar rreth situatës politike dhe të sigurisë në Кosovë dhe rëndësinë e dialogut.
Petkoviq bëri të ditur se është e nevojshme që Prishtina të bëjë hapa pas në drejtim të de-eskalimit në veri të Kosovës me qëllim sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë, por Albin Кurti përditë trazon me aksione të cilat shkaktojnë tensione të tepruara në terren.
Makovec ka nënvizuar shqetësimin serioz në lidhje me ngjarjet e Banjskës së 24 shtatorit dhe rëndësinë që përmes hetimit të konfirmohen rrethanat.
Makovec theksoi se është i nevojshëm çtensionimi, de-eskalimi dhe kthimi tek dialogu nën nën patronazhin e BE.
Në takim mori pjesë dhe shefi i delegacionit të BE në Sërbi Emanuel Zhiofre.
0 komentet