Petkoviq: Sveçlja dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, nuk i kursejnë as fëmijët

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë në lidhje me akuzat e ministrit të Kosovës Xheljal Sveçlja ndaj djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Sveçlja dhe Albin Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, kështu që ata patologjikisht sulmojini të gjithë, pa kursyer as fëmijët.

Petkoviq kujtoi se Kurti fillimisht e ka fyer vajzën e Vuçiqit, Milicen, e më pas bashkë me Sveçljen e kanë maltretuar Danillon për shkak të shkuarjes së tij në liturgji në Graçanicë dhe se edhe sot, siç thotë ai, vazhdojnë ta sulmojnë Danillon me gënjeshtra të çmendura në mendjet e tyre të shthurura.

"Ekstremisti i Kurtit Sveçlja gënjeu dhe sulmoi presidentin Vuçiq, në mënyrë që të përpiqej, ndonëse pa sukses, ta lidhte Serbinë me ngjarjet në Banjskë! Sveçlja dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, kështu që ata sulmojnë patologjikisht të gjithë Vuçiqët, pa i kursyer as fëmijët”, ka deklaruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Ai shton se Sveçlja dhe Kurti nuk janë as afër gjunjëve të Vuçiqit.

"Një gjë është e sigurtë, Sveçlja dhe Kurti nuk mund t'i afrohen Vuçiqit as moralisht, as intelektualisht! Ata nuk janë as afër gjunjëve të tij, sepse Vuçiqi nuk e ka sulmuar kurrë familjen e askujt dhe as nuk do ta bënte kurrë! Kurti që merret edhe me fëmijët, nuk di as për nder, as për moral”, tha Petkoviq.