Petkoviq me sërbët e Kosovës: Asnjë njeriu ynë nuk do të ngelet pa pagë
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot në Rashkë me përfaqësues politik dhe institucional të popullit sërb të Kosovës me të cilët ka biseduar rreth bastisjeve të fundit të Policisë Kosovare tek institucionet sërbe në pjesën jugore të Ibrit.
Petkoviq në Instagram ka përcjellë se në takim është diskutuar rreth lëvizjeve të dhunshme të fundit të njëanshme të Albin Kurtit ku dje mbylli institucionet sërbe në pjesën jugore të Ibrit si dhe rreth lëvizjeve të ardhshme, se Sërbia do t’u vijë në ndihmë popullit sërb i cili për shkak të terrorit të Kurtit u dëbuan nga vendet e punës.
“E rëndësishme është që asnjë njeriu ynë nuk do të ngelet pa pagë që i jep shteti i Sërbisë, pasi Sërbia në Kosove e Metohi nuk janë muret dhe zyrat, por njerëzit dhe cilido njeriu ynë është përfaqësues i shtetit të Sërbisë në K&M. Ndaj do të ngelemi dhe mbijetojmë tek vatrat tona dhe me harmoninë dhe unitetin tonë të mishëruar tek Lista Sërbe, do të jemi përgjigja më e fortë për të gjithë ata që popullit tonë nuk i urojnë asgjë të mirë”, ka thënë Petkoviq.
0 komentet